Cudi, Dinamo-Vllaznia luhet në Shijak

Për ta bërë edhe më enigmatike pjesën e dytë të komedisë "Dinamo-Vllaznia", pas asaj së parës në Shkodër (Vllazna fitoi 4-0 kundër një formacioni të panjohur blu), ndeshja e kthimit gjysmëfinale është spostuar në "Tofik Jashari" në Shijak, duke mos u luajtur në kryeqytet, edhe pse në Tiranë ka dy stadiume që përmbushin standardet e kërkuara nga FIFA. Për ta bërë edhe me të lehtë gjykimin i përzgjedhuri nga shorti, Sino (pa e paragjykuar) nuk është një emër i spikatur për të përballur një sfidë të tillë. Në ndeshjen tjetër, Tirana-Elbasani, gjyqtari kryesor është Breshani.
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinalet
23 prill
Tirana-Elbasani (3-0)
Gjyqtarë: B.Breshani, G.Koka-R.Avdo
Stadiumi: "Selman Stërmasi", Tiranë
Dinamo-Vllaznia (0-4)
Gjyqtarë: E.Sino, S.Zeka-A.Molla
Stadiumi: "Tofik Jashari", Shijak
* Ndeshjet fillojnë në orën 16:00