Ed Gjini: “Asnjë nënvleftësim kundër Elbasanit”

"Tirana i ka kushtuar seriozitetin më të lartë ndeshjes në Kupë me Elbasanin, edhe pse ka fituar takimin e parë 3-0". Kjo është deklarata e sekretarit të ri të KF Tirana, Edi Gjini në linjë telefonike për "Albania-sport".
"Ndeshja është e rëndësishme dhe për fat të mirë ne kemi në dispozicion formacionin më të mirë, pasi nuk kemi asnjë mungesës", - shton Gjini.
Tirana fitoi të shtunën 5-1 me Vllazninë në kampionat dhe entuziazmi ka rritur adrenalinën bardheblu.
"Skuadra do të akomodohet në Chateau Linza dhe në mbrëmje do të jënë të pranishëm edhe të katër donatorët, të cilët do të ndjekin së bashku me skuadrën edhe takimin Liverpul-Celsi", përfundon sekretari Gjini. Takimi Tirana-Elbasani do të gjykohet nga Breshani.