Lacio, interesim i fortë për Jurgen Gjasulën

Lacio pritet të marrë ngjyra të forta shqiptare sezonin e ardhshëm. Te ekipi italian i presidentit Lotito, luan aktualisht prej tri sezonesh Igli Tare, ndërkohë që kosovari Valon Behrami, është në ikje e sipër edhe pse lacialët i ofruan një pagë vjetore prej 600 mijë eurosh në sezon në këmbim të rinovimit të një kontrate pesëvjecare.
Emri i ri në shënjestrën e klubit roman është Jurgen Gjasula, shqiptari që luan në Zvicër me St. Gallen dhe që zotëron pasaportë gjermane. Tiranasi, sipas asaj që shkruan sajti sportiv italian calcimercato.com, që nga ana e tij i referohet piazzadellaliberta.it, ndiqet prej kohësh nga të Lacio, që kërkon t'i japë trajnerit Rosi (apo trajnerit të ardhshëm) një mesfushë në lartësinë për një sezon të ardhshëm kompetitiv.
Prokuratori i Gjasulës la folur për interesimin e Lacios edhe gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Gjithsesi, klubi bardhekaltër ende nuk i ka shpejtuar operacionet për të kontraktuar lojtarin. Në fakt për tifozët e Lacios, Gjasula është thuajse një i panjohur dhe në komentet që shoqërojnë shkrimin thuhet shpesh. "Po kush është ky?..". Gjithsesi, duke parë faktin se flitet për një shqiptar i identifikuari "xander" shkruan: "Mjafton të jetë më i fortë se Tare dhe nëse vendos të njëjtin impenjim si ai, do të mund të ishtë një lojtar i mirë".