Zyrtare/ Kombëtarja, faza përgatitore në Holandë

Përfundimisht është zyrtarizuar Holanda si vendi mikpritës i fazës përgatitore të ekipit Kombëtar të futbollit. Kuqezinjtë do të akomodohën në hotel "Hampshire Golfhotel" në Amsterdam duke filluar nga data 2 tetor 2006 dhe do të përgatiten nga trajneri Oto Baric për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Holandës së Marko Van Bastenit, ndeshje e programuar më 11 tetor 2006 në "Amsterdam Arena".
Sipas zëdhënsit të FSHF-së, Nurishmi, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit përzgjodhi këtë hotel pas shqyrtimit të tre ofertave të bëra nga hotelet holandeze.
Hoteli "Hampshire Golfhotel" është i klasifikuar me 4 yje, ka 99 dhoma dhe ndodhet 20 minuta nga Amesterdami.
Ndeshja e tretë zyrtare e ekipit kombëtar për eleminatoret e EURO 2008 Holandë-Shqipëri, që do të zhvillohet më 11 tetor 2006 në "Amsterdam Arena" do të drejtohet nga një "skuadër" gjyqtarësh izraelitë me kryesor Alon Yefet. Ndihëmsa të tij do të jënë Shmuel Shteif dhe Dani Krasikoë. Gjytari i katërt do të jetë po izraelit: Meir Lëvi.
Në ndeshjen e parë zyrtare Bjellorusi-Shqipëri (2-2) gjyqtarët ishin nga Finlanda (kryesor Tony Asomaa) dhe në takimin Shqipëri-Rumani (0-2) gjyqtarët erdhën nga Portugalia (kryesor Olegario Benquerenca).
Shqipëria në dy ndeshjet e para ka grumbuluar vetëm një pikë (një barazim dhe nëj humbje) ndërsa Holanda kryeson grupin G me pikë të plota (6) pas fitoreve me Luksmburgun (1-0) dhe Bjellorusinë (3-0).