Golashënuesit/ Kryesojnë Meta i Dajtit dhe Maloku i Ilirisë me nga 4 gola

Gjatë turit të parë eliminator, turit të parë dhe turit të dytë të Kupës së Shqipërisë janë shënuar gjithsej 94 gola, ku brenda këtij numri është edhe autogoli i shënuar nga Rexhepi i Gramnozit në favor të Pojanit. Listën e golashënuesve në Kupën e Shqipërisë e kryesojnë Meta i Dajtit dhe Maloku i Ilirisë me nga 4 gola. Pesë futbollistë kanë shënuar nga dy gola: Lami (Egnatia), Kotolleshi (Delvina), Qorri (Dinamo), Xhihani (Besa), Sadiku (Gramozi). 75 futbollistë të tjerë kanë shënuar nga një gol. 6 gola janë shënuar me penallti.
4 gola: Meta (Dajti), Maloku (Iliria),
2 gola: Lami (Egnatia), Kotolleshi (Delvina), Qorri (Dinamo), Xhihani (Besa), Sadiku (Gramozi),
1 gol: Elokan, Veliaj Abanda (Besa), Ishka (Dinamo), Anicet (Elbasani), Dosantos, Peci, Shupe (Gramozi), Mehmeti, Zejnati (Delvina), Beqja (Iliria); Troka, Karaj, L. Tosku (Egnatia), Bushati (Veleciku), Begolli, Haxhiraj, Kryemadhi (Dajti), Zhuli, Kola, Kaziu (Iliria), A.Hysa, Tatica (Veleciku), F.Hysa (Korabi), Pino, Ymerllari, Gjipali (Maliqi), Karalliu, Kruti, Hajredini (Përmeti), Merdani, Jaupi (Memaliaj), Sula, Kanani (Policani), Kaja (Naftëtari), Ruci, Hakarepi, Myrtaj (Butrinti), Ruka (Këlcyra), Kalemi, Byzyka (Cakrani), Shpata (Albetrol), Ndoni, Rizvanolli (Shkumbini), Frashëri (Skënderbeu), Gaba (Tepelena), Uka, Sula, M. Metaj, Cela, Shtrepi, Shtrepi, Cekrezi (Turbina), Haxhillari, Binishi (Pogradeci), Rama, Elezi (Sopoti), Bakaj, Aga (Partizani), Milic, Lika, Hoti (Vllaznia), Gega (Teuta), Demiri (Bilishti Sport), Roshi, Basriu (Besëlidhja), Mustafa, Shtupina (ADA), Duri (Lushnja), Bërzezi, Arapi, Shera, Muca, Ndoji (Erzeni), Berberi (Tomori)
1 Autogol: Rexhepi i Gramozit në favor të Pojanit