E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajko, viktima e re e trajnerëve

Neptun Bajko nuk do ta drejtojë Besëlidhjen në ndeshjen kundër Besës, të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Në vend të ish-trajnerit të Partizanit, skuadrën lezhjane do ta drejtojë Ilir Gjyla. Bajko, trajneri i tretë sezonal i Besëlidhjes pas Stavri Nicës dhe Ridvan Kullit, koleksionoi në shtatë takime: 2 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Në ndeshjen e fundit të kampionatit Besëlidhja fitoi në Korçë me Skënderbeun 2-0. Bajko është një tjetër viktimë e sagës së trajnerëve të Superiores.
Të gjitha lëvizjet
TIRANA: Sulejman Starova (java 1-3), Ardian Mema (4), Astrit Hafizi(5-18), Sulejman Mema (nga java 19)
TEUTA: Hysen Dedja (java 1-5), Gentian Begeja (6-12), Kristaq Mile (nga java 13 e në vazhdim)
BESA: Silviu Dumitresku (rumun, java 1-12), Ilirjan Haxhia (13), Sulejman Starova (nga java 14 e në vazhdim)
KASTRIOTI – Ramazan Ndreu (java 1-6), Vasil Bici (nga java 7 e në vazhdim)
SKËNDERBEU – Petrika Konomi (Java 1), Renato Rrapo (java 2, 12, 14-18 e në vazhdim), Faruk Sejdini (3-11), Shkëlqim Velo (java 13), Renato Rrapo (nga java 18).
BESËLIDHJA- Stavri Nica (java 1-2), Renato Kulli (3-13), Neptun Bajko (java 14-20), Ilir Gjyla (nga java 21)

TË “BETONUARIT”
Dinamo: Agim Canaj
Partizani: Hasan Lika
Flamurtari: Eqerem Memushi
Elbasani: Krenar Alihmeti
Vllaznia: Mirel Josa
Shkumbini: Gugash Magani

Igli Tare kërkon hapësirë te Lacio

Igli Tare kërkon më shumë hapësirë te Lacio. Sulmuesi shqiptar po kalon një moment të mirë dhe këtë e tregoi edhe në testin kundër Gualdo, ku shënoi tre gola. Lacio do të përballet me Kaljarin dhe trajneri Delio Rosi kërkon një vazhdimësi rezultatesh pas fitores së bukur kundër Atalantës. “Dyshja e përhershme titullare në sulm është Roki-Pandev, por Igli Tare është gati të bëjë ndeshjen e tij”, - shkruan portali italian sportal.it. “Shqiptari konfirmoi momentin e mirë dhe shpreson të ketë mundësinë të luajë të paktën për disa minuta në ndeshjen e “Sant’Elia”.

23 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›