E Shtunë, 31 Tetor 2026

Implementohet ligji per dhunen ne familje

Policia e Tiranes deklaroi dje se ka implementuar ligjin Nr. 9969 “Per masat ndaj dhunes ne Familje”. Ne kete kuader, komisariati i policise Nr.2 Tirane ne bashkepunim me seksionin e posacem te krijuar rishtazi ne zbatim te ketij ligji, kane kryer dhe aksionin e djeshem. Mbi bazen e kallezimit te deponuar nga 29vjecarja M.H, banuese ne Tirane, ka filluar procedimi penal per 30 vjecarin Arjan Hysa, bashkeshorti i te demtuares. Ai akuzohet se per motive te dobeta ka goditur ne banese bashkeshorten e tij. Por policia nuk eshte ndaluar ketu. Paralelisht me procedimin penal ndaj te riut, per vepren penale te “Demtimeve te tjera me dashje”, policia tha se ka vendosur te ndihmoje dhe me shume gruan e re. “Per t’i ardhur ne ndihme, me synim per te parandaluar pershkallezimin e konfliktit, shtetases M.H, iu plotesua kerkese padia per leshimin e Urdhrit te Mbrojtjes drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, urdher i cili garanton mbrojtjen e jetes dhe shendetit te te demtuares”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›