E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajollari: E veshtire zbardhja e krimeve te te miturve,

Ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, jane jo te pakta rastet e shoqerimeve dhe arresteve, te femijeve te mitur qe behen protagoniste te shkeljes se Kodit Penal. Sipas te dhenave te marra nga kjo drejtori, vepra e konsumuar me se shumti nga te miturit dhe adoleshentet, eshte vjedhja. Nje gje e tille lidhet me gjendjen sociale dhe ekonomike te familjeve nga vijne keta femije. Por ashtu sikurse shpjegon sociologu, nje faktor determinant i vene re edhe nga drejtues te policise, eshte se shume femije shtyhen te kryejne vepra penale, nga shoqeria ku ata bejne pjese. Komisarja e policise Blerina Bajollari, e cila merret drejtpersedrejti me keta femije dhe mbrojtjen e te drejtave te tyre, sqaron te gjithe problematiken e verejtur nga rastet e regjistruara ne Drejtorine e Policise se Tiranes.
Cilat jane shkaqet qe i cojne te miturit drejt rruges se krimit?
Disa prej shkaqeve jane niveli i ulet arsimor dhe ekonomik i familjeve te tyre,
gje qe con ne mos kontrollin e ketyre femijeve nga ana e prinderve dhe ato duke
qendruar pa shkolle rrugeve, duke zene shoqeri me moshe me te madhe se vetja, apo dhe moshatare, i con vetem drejt nje rruge asaj te vjedhjes, apo te veprimeve te kundraligjshme.
Ne pamje te pare duket se keta jane femije me probleme sociale. Nga rastet qe
keni trajtuar ka edhe nga familje te rregullta?
Nga rastet e trajtuara ka dhe nga familje te rregullta, por jane raste
sporadike dhe faktoret mund te jene nga me te ndryshmit, per keto lloj rastesh ku mund te permenden shoqeria e gabuar dhe uljen e kerkeses se te llogarise nga ana e familjes.
A i tregojne keta femije personat qe i shtyjne dhe shfrytezojne drejt kesaj
rruge?
Ne te shumten e rasteve femijet qe vjedhin nuk kane persona qe i shtyjne, apo
qe i shfytezojne. Ndersa ne rastet qe ka, eshte punuar nga ana jone deri ne gjetjen dhe arrestimin e tyre.
Cila moshe perben rastet me te shumta te kontingjentit problematik?
Kontigjenti me problematik besoj se jane nga mosha 10-14 vjec.
Si procedohet me femijet nen moshen 14-vjec?
Respektohen te gjitha procedurat; duke filluar me menyren e shoqerimit, prezenca gjate pyetjes e nje avokati, psikologu apo e prinderve ose kujdestarit,
materiali per shkak te moshes kuptohet qe procedohet ne gjendje te lire.
Cila eshte vepra penale qe kryhet me shume nga te miturit?
Vepra penale e vjedhjes neni 134 i Kodit Penal
A eshte e lehte zbardhja e krimeve te kryera nga te miturit?
Eshte e veshtire per t'u zbardhur, pasi kontigjenti i ketyre femijeve
eshte shetites dhe per shkak te moshes se tyre, jane dhe te padaktoloskopuar, gje qe bene qe dhe ato vendngjarje qe jane me gjurme te mos zbulohen dot. Gjithesesi ne momentin e nje piste te sakte, dokumentimi ligjor behet i plote.
Ka ngjashmeri ne menyren e kryerjes se nje vepre penale mes nje te mituri dhe
nje te rrituri?
Normalisht kur ndodh vepra penale dhe konsumohet, elementet e nje vepre penale
nuk ndryshojne, por ndryshimi qendron tek menyra e sofistikimit, pasi
nje veper penale e kryer nga nje i rritur, eshte ne te shumten e rasteve me mire e
organizuar.
Si trajtohen te miturit ne momentin e arrestimit apo shoqerimit te tyre ne
polici, ka ambiente te posacme per ta?
Aktaulisht ne komisariate nuk ka ambiente te posacme per qendrimin e tyre, per
shkak te mungeses se ambienteve, por ne drejtorine e policise, si dhe komisariatin
nr.5, qe eshte ndertuar i ri, jane marre masat per krijimin e ambienteve, per te
mitur. Ndersa ne komisariatet qe mungojne ambientetet e posacme, te miturit qendrojne ne zyrat e oficereve te policise gjyqesore .
Redinalda Caushaj

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›