Dervishi: Ekranet, te bombarduara nga kronika e zeze
Sociolget verejne se ne fjalori qe perdoret nga te rinjte eshte agresiv, vulgar, qe provokon tensione dhe sjellje devijante
Nese disa adoleshente i sheh duke u grindur mes tyre, brenda pak minutash situata mund te kthehet ne kriminale, pa u menduar me gjate. Hidhja dhe pritja e fjaleve fyese, ne disa raste shoqerohet me veprime ekstreme. Te tilla raste jane spontane. Por, e keqja eshte se jane verejtur edhe raste te tjera, kur te rinj te moshave 16-18 vjecare, ne varesi te shoqerive te tyre, kunderpergjigjen dhunshem ndaj grupeve te tyre rivale, ose kundershtare. Megjithese nuk perbejne shumicen dominuese te elementeve kriminale ne vend, rritja e ketij fenomeni tek kjo moshe, perben nje shqetesim jo te vogel te shoqerise. Edhe nese nuk i realizojne ne praktike, cdo dite degjojme femije qe preferojne te flasin me ore te tera, per personazhe filmash ku dhuna dhe aksioni eshte prezent. Ashtu sikurse verehet edhe nga sociologet, keto vitet e fundit jane shtuar rastet e perfshirjes se femijeve dhe adoleshenteve, ne vepra qe cilesohen shkelje te ligjit, por dhe ne ato me permbajtje kriminale. Me te dukshme jane vjedhjet me protagoniste keta femije, por edhe plagosjet. Sociologu i njohur, Prof.Dok. Zyhdi Dervishi, analizon shkaqet e ketij fenomeni dhe menyren sesi shoqeria jone, te mjekoje kete plage me pasoja per te ardhmen. Mes te tjerash ai veren se gjuha e perdorur ne shoqerine tone, eshte e vrazhde, agresive dhe vulgare, gje qe ndikon ne nje model te keq dhe te shemtuar te brezit qe po rritet. Kjo sipas tij, eshte nje trend ne rritje, ku nuk bejne dallim djemte dhe vajzat. Pas fjales veren sociologu vjen vepra dhe kjo con ne sjellje devijante te te rinjve.
Fenomeni i shkeljes se ligjit nga femijet dhe te rinjte adoleshente, shihet se ka pesuar nje rritje kohet e fundit. Si shpjegohet nje gje e tille nga sociologet?
Ju me te drejte trajtoni kete problem qe eshte shume i mprehte per shoqerine shqiptare. Eshte nje problem qe po agravohet. Implikimi ne krime, i grupmoshave te reja, madje asaj grupmoshe qe nuk i kam ligji, qe nuk denohen, ne baze te legjislacionit ne fuqi te Republikes se Shqiperise. Ky eshte nje problem shqetesues per shoqerine shqiptare, te pakten per keto 7-8 vitet e fundit. Pyetja shtrohet pse po rritet numri i ketyre personave? A mos kane shqiptaret gen, per te kryer krimet, gen qe i shtyn natyrshem ne sjellje devijonte dhe kriminale? Une mendoj se jo. Por situata qe perjeton shoqeria shqiptare aktualisht dhe nje sfond i gjere, ben qe mjaft femije ne moshe te vogel te nxiten drejt devijancave kriminale. E para, ka nje kontingjent te rriturish, te cilet duke shfrytezuar hapesira e legjislacionit shqiptar perpiqen te realizojne qellimet e tyre, kryesisht te vjedhin te pervetesojne pasurite e te tjereve, duke perdorur kontingjentin e femijeve te vegjel. Keto femije punojne nen tutori. E dyta, ne shoqerine shqiptare fatkeqesisht vitet e fundit, kryerja e krimeve eshte bere gati-gati si nje sport. Duke u propaganduar shpesh ne media, duke pare filma me femije qe kryejne krime te sofistikuara, femije te cilet arrijne te mashtrojne edhe struktura te specializuara te policise, ne nje fare menyre femijet joshen nga keto menyra sjelljesh. Ne kohen e diktatures, ne vitet 1981-82, ne Mamurras jane gjykuar moralisht, nje grup femijesh te organizuar si neper filma, vidhnin ushqime dhe i shperndanin sipas nje skeme te caktuar dhe nga i gjithe shqyrtimi i procesit gjyqesor, rezultoi se ata ishin mesuar nga filmat. Tani filma te tille ne ekranet shqiptare, percillen me shumice. E treta, ne shoqerine shqiptare, opinioni mbytes ndaj personave qe kryenin vepra penale, eshte zbehur shume. Me pare nese nje femije i cili kapej duke vjedhur, i thyhej nota ne sjellje ne shkolle dhe shihej me sy jo te mire ne opinion. Pra ndaj tyre kishte nje klime mbytese. Kjo i frenonte ata per te cuar me tutje, rrugen e karrieres devijante. Aktualisht nuk ndodh keshtu. Sot nje femije qe kryen, sjellje devijante dhe kriminale, jo vetem qe behet shume shpejt i njohur, por ne nje fare menyre behet person publik. Me keqardhje e them, se ne nje studim anketim, qe eshte kryer pak kohe me pare, rezultoi se rreth 8 perqind, e te anketuarve, pelqenin me shume nga gazetat rubriken me kureshti nga jeta e krimineleve shume te rrezikshem. Per mua publikimi i kesaj te dhene, duhet te terheqe vemendjen e shoqerise shqiptare qe te merren masa te ndryshoje situata. Ne shoqerine shqiptare vijon ne kahun e se keqes. Pra njerez qe kryejne krime, zene faqet e para te gazetave, zene pjesen qendrore te kronikave televizive dhe si te tille ata shume shpejt behen te njohur. Nese per t'u afirmuar si shkrimtar, si artist, si aktor, si shkencetar, duhet te punosh 20-25 vjet, ndoshta dhe me shume, ne shoqerine shqiptare behesh shume shpejt i njohur duke kryer krime, vjedhje te sofistikuara, vrasje te shemtuara, etj. Forca e opinionit ne shoqerine shqiptare nuk ka ndikim te konsiderueshem ne jeten e cdo personi, per t'i futur njerezit ne rrugen e veprimtarise krijuese, te punes se ndershme. Edhe gjuha qe perdoret ne komunikimet publike ne Shqiperi, eshte nje gjuhe shume agresive. Nje gjuhe e tille ne nje fare menyre provokon tensione, ne komunikim mes njerezish dhe i shtyn njerezit drejt sjelljeve devijante dhe kriminale. Me keqardhje e them qe ne komunikimin e personave publik ne vend, qofte edhe ne parlamentin shqiptar, nuk ka asnje fjale vulgare qe nuk eshte perdorur. Mendoj se femijet duhen mbajtur larg zhargoneve te tilla, te cilat i keqedukojne dhe ne nje fare menyre u nxjerrin turpin. Keshtu ata jane me te prirur te kryejne sjellje devijante, komunikojne vrazhde. Ne kete ceshtje duhet te kihet parasysh edhe ky efekt. Nje njeri shpesh hyn edhe rastesisht ne rrugen e sjelljes devijante, por pastaj per te mbuluar kete sjellje, detyrohet te kryeje sjellje te tjera devijante. Ne nje fare menyre, ai hyn ne karrieren devijante. Gete thoshte "Hapin e pare e hedhim ne lirisht, por jemi sklleverit e te dytit". Keshtu ndodh shpesh me shume te rinj, te cilet pasi kryejne nje veper penale, ose sjellje devijante, per te mbuluar ate, detyrohen te bejne te tjera sjellje devijante. Ketu duhet patur shume kujdes dhe ky kujdes fillon qe me tekstet e shkolles. Ato duhet te zhvishen nga gjuha urdherdhenese, e vrazhde. Po te shikoni tekstet tona, ato jane te mbushura me foljen duhet. Aot ngjajne me shume me tekste vendimesh, sesa me tekste qe ofrojne tolerancen mirekuptimin, mirekomunikimin.
-Nga studimet tuaja, ne cperfundim keni arritur, per sa i takon perkatesise se familjeve te ketyre femijeve qe kane probleme me ligjin.
Pergjithesisht, edhe studimet ne vende te ndryshme te botes dhe ne Shqiperi, tregojne qe nje femije i rritur me probleme ekonomike, ku konfliktojne dendur babai me nenen, vellezerit me motrat, probabiliteti qe femija te futet ne rrugen e sjelljeve devijante dhe kriminale eshte me i madh. Por duhet theksuar se deri ne moshen e adoleshences ndikon shume dhe grupi shoqeror i afert. Mund te rritesh ne familje me moral te shendosh dhe tradicional dhe modern njekohesisht dhe nen trysnine e grupeve te shokeve dhe shoqeve, mund te degjenerosh. Me keqardhje e them qe nder gjimnazistet, perdoret nje fjalor shume vulgar. Nese me pare nje fjalor te tille e perdornin me shume djemte, tani ne zhargonin vulgar flasin edhe vajzat. Eshte veshtire te gjesh ndonje fjale qe nuk perdoret ne mjediset e tyre. Dhe menyra sesi flasin, si komunikojne eshte shume e vrazhde, eshte nje sfond psikokulturor, qe i thith ata drejt sjelljeve devijante, duke e bombarduar veshin me fjale vulgare. Me keq ardhje mund te them se ketu ne Shqiperi ndodh ndryshe nga tradita ne shume vende te tjera te botes, ku familjet kane nje pergjegjesi te madhe per edukimin e femijeve dhe per ta cuar perpara traditen familjare. Psh ne Gjermani femijet e pasanikeve gjermane, jane me korrektet ne shkolle, jane me te perkushtuar ne studime, sepse e ndjejne veten me pergjegjes para kombit gjerman. Nje familje punetori trashegon disa vegla dhe nje pervoje te thjeshte, nje femije tjeter qe eshte rritur ne familje fabrikanti te rendesishem per fatet e Gjermanise, atehere ky femije do te jete i rendesishem per fatet e vendit te tij dhe atje tradita vazhdon, avancohet. Cdo brez perpiqet te shtoje nje kat ne ate qe ka arritur brezi paraardhes. Ndersa tek ne fatkeqesisht situata eshte ndryshe. Me keq ardhje e them se tek ne ne lidhjen mes brezave funksionon kompleksi i kalase se Rozafes. Nje brez krijon pasurine, tjetri e prish ate. Nje pjese e mire e femijeve te pasanikeve shqiptare te ktyre 20 vjeteve te fundit, kujdesohen pak per femijet e tyre, mesojne pak, shpesh shkojne ne shkolla private, ku vete keta prinder u thone mesuesve qe femija te mesoje pak anglisht, pak kompjuter, te tjerat s'kane cfare te duhen se ua le te gatshme. Ky kontingjent femijesh eshte me i predispozuar, te futen ne rrugen e sjelljeve devijante. Familjet duhet te jene shume te vetedijshme, qe brezi qe vjen te trashegoje anet me te mira te familjes, edhe pasurine. Pasuria s'duhet pare vetem si prone private, por edhe kombetare. Duhet te ndryshoje mentaliteti, qe te funksionoje mentaliteti mes vazhdimesise dhe tradites.
Si duhet te trajohet nje femije, per te mos e shkelur ligjin dhe mos jete me pjese e kontingjentit problematik?
Prinderit duhet te punojne sistematikisht, t'u kushtojne me shume vemendje femijeve te tyre. Ka kaluar koha e mendimit qe une i siguroje femijes, ushqimin, veshjet, kushtet komode ne shtepi. Prinderit duhet te shfletojne, te konsultohen me shume, me qellim qe te jene me te pergatitur per te perballuar sfidat e mirerritjes se femijeve te tyre. Nenat, por edhe baballaret, duhet te lexojne me shume, per mirerritjen e femijeve te tyre. Ky mentalitet duhet propaganduar. Edhe shkolla duhet te beje me shume. Fatkeqesisht shkolla tani eshte shnderruar ne nje vend ku vetem zgjeron njohuri, por jo nje strukture te rendesishme edukative. Duhet te krijohen njesi keshillimore, per femijet e grupmoshave te ndryshme. Shqiptaret duhet te clirohen nga turpi, duke menduar se po te keshillohen me psikologun dhe sociologun, atehere femija e tyre ka probleme. Edhe strukturat policore duhet te jene me te pergatitura. Kam pershtypjen se strukturat policore nuk jane te pergatitura profesionalisht per te trajtuar ne menyre te diferencuar femijet, e perfshire ne devijanca kriminale, sipas grupmoshave. Trajtimi njelloj i tyre, madje venia e te rinjve ne kushtet e burgut bashke me kriminele te rrezikshem, ne nje fare menyre, u krijon atyre modele te gatshme qe te behen kriminele profesioniste. Ka pasur nje pervoje ne kohen e regjimit te kaluar, ku nje pjese e te rinjve trajtoheshin ne shkollat e riedukimit. Tani per tani nuk jam ne gjendje te them qe kjo shkolle duhet hapur ose jo, por duhet bere nje studim sesi mund te ndikojne shkolla te tilla ne mireedukimin e te rinjve, te cilet kane prirje per sjellje devijante. Une mendoj se ceshtja e ketyre femijeve duhet marre me pergjegjesi te madhe edhe nga struktura te posacme te shoqerise. Edukimi duhet te merret persiper nga strukturat perkatese te shtetit, pasi eshte ne dobi te ketij te fundit. Shteti duke investuar per t'i kthyer ne rruge te drejte keta femije, qe ne kete moshe, besoj se ka me pak ngarkese investimi, sesa t'i ndjeke ata ne moshe te rritur si kriminele profesioniste. Nese do te investojme me shume per shkollimin, edukimin, nese do te behet me shume kujdes per te sfumuar faktoret qe i nxisin njerezit drejt sjelljeve devijante kriminale, besoj se do te jete me pak e nevojshme per shpenzime, per polici, burgje, etj.
Si mendojne sociologet, nje femije, sidomos ai ne moshen e adoleshences, kryen nje krim ne menyre spontane, apo e ka te pergatitur me pare ne mendje ate qe do te beje?
Varet, ka edhe spontan edhe te pergatitur. Nje pjese e femijeve qe jane nen efektin e filmave, duke ndjekur modelet e tyre, mund te pergatiten sipas ketyre modeleve. Nje pjese jane edhe spontane. Femijet duhet te mbajne larg ketyre modeleve. Atyre s'duhet t'u permendet fjala qe ka te beje me krimin, me shkeljen e ligjit. A mundet qe ne femijeve ne grupmoshen perkatese t'u drejtohemi me ate gjuhe qe eshte me e pershtatshme per edukimin e tyre. Por edhe kronikat qe cilesohen te zeza, nuk duhen dhene, ato jane kronika qe i perkasin policise. Por edhe kur transmetohen, ato duhet te shoqerohen me analiza te kompletuara, qe te ndikojne tek te tjeret qe te mos futen ne kete rruge. Ketu ndodh e kunderta. Ekrani bombardohet me kronika te njerezve qe vriten, qe varrosen, krime te shemtuara. Kjo klime e semure "spitali" sic e cileson Gete, provokon semundje, justifikon ne syte e opinionit krimin. Femija, i cili nuk mund t'i mendoje thelle gjerat, eshte me i prirur te beje zgjedhje kriminale. Une nuk e shikoj me vend, qe per cdo vrasje te raportohet ne media, kur nga kjo nuk nxirren mesime. Ketu duhet bere nje studim i plote, per te nxjerre nje konkluzion te plote sesa keto lajme duhen dhene dhe si duhen dhene. Nje kronike e zeze bruto, nuk ndikon per stabilizimin psikologjik te shoqerise.
Ne raport me popullesine si mendoni se jane shifrat, e shkelesve te ligjit, qe i perkasin grupmoshave te reja?
Eshte pak e veshtire te besh statistika te sakta ne Shqiperi, sepse te dhenat jane te pjesshme. Por studimet tregojne se ka nje fare rritje. Nese nuk merren masa, kjo prirje do te jete me problematike ne te ardhmen. Nuk eshte bere ende nje skanim i plote i situates ne Shqiperi. Nuk ka nje studim i tere atlasit te krimeve qe kryhen nga femijet dhe te rinjte, konkluzione keto qe do te ndihmonin per te parandaluar kete prirje.
A ka interes nga sociologet per te studiuar kete fenomen?
Ka shume interes, por praktikisht mungojne studimet profesionale. Sepse keto jane studimet disi te kushtueshme dhe asnje strukture shteterore nuk ofron per studime te kesaj natyre. Mendoj se studimet serioze do te ndihmojne duke sugjeruar rruget sesi
te kapercehet kjo situate kritike dhe si mund te parandalohet shkeputja e femijeve dhe te rinjve ne rrugen karrieres devijante dhe kriminale.
Bisedoi: Ledi Koraqi