Bajram Curri, dy vëllezër rrahin mjekun gjinekolog
Janë apo nuk janë të korruptuar, të paaftë apo të pashpirt, e sigurt është që mjekët janë gjithnjë e më të rrezikuar. Një mjek gjinekolog është rrahur keq në orët e vona të së enjtes, vetëm se dy personave të dehur nuk u është dukur në nivelin e duhur shërbimi që ai i ka ofruar një të afërmes së tyre. Episodi i radhës është shënuar në Tropojë, në spitalin e qytetit të Bajram Currit, ku mjeku gjinekolog, Petrit Malaj, është rrahur nga dy vëllezër 23 dhe 30 vjeç, të cilët kishin shkuar në spital për të shoqëruar motrën e tyre.
Policia e Tropojës njoftoi se dje në orët e para të mëngjesit janë arrestuar në Bajram Curri shtetasit Shefqet dhe Naim Lataj vëllezër përkatësisht 30 dhe 23 vjeç, sepse kanë përdorur dhunë fizike ndaj mjekut Petrit Malaj.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e spitalit në orën 23:30 të së enjtes, kur mjeku gjinekolog ka qenë duke përcjellë një paciente të vetën me ambulancë për në Gjakovë.
Motivi i dhunës, sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, nuk ka qenë shumë i qartë, pasi të dy vëllezërit kanë qenë të dehur dhe kanë debatuar me mjekun "pse nuk e sheh pak më mirë filanen që e kemi njeri tonin". Të dy vëllezërit e kanë goditur mjekun me grushte dhe me shkelma derisa kanë ndërhyrë me shpejtësi i gjithë personeli i spitalit që kanë nxjerrë nga duart e agresorëve mjekun e rojës, Malaj.
Kolegët e alarmuar janë marrë me mjekimin e mjekut të sulmuar, i cili ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën, ndërkohë që dikush ka njoftuar policinë, e cila kreu kontrolle në të gjithë qytetin derisa në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm ka arrestuar të dy vëllezërit Lataj.
Burime të policisë lokale tregojnë se të dy vëllezërit Malaj janë shpallur të arrestuar në flagrancë dhe i kanë kaluar prokurorisë për ndjekje penale, me akuzën e cenimit fizik të personit për shkak të detyrës.
Rastet e ushtrimit të dhunës ndaj mjekëve janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, ndërkohë që kulmi i kësaj vale dhune u shënua më 11 prill të këtij viti, kur mjeku Ali Refatllari u plagos me thikë në ambientet e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Refatllari u qëllua nga i afërmi i një pacienti që kishte ndërruar jetë në sallën e operacionit. Pas kësaj ngjarjeje, mjekët u ngritën në protesta duke kërkuar mbrojtje gjatë ushtrimit të detyrës, por asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim.