"Vendimi për gradat, i jashtëligjshëm"
Vendimi i Këshillit të Ministrave për gradat në Policinë e Shtetit është i jashtëligjshëm. Kështu ka deklaruar kreu i sindikatës së policisë, Sadetin Fishta, i cili shprehet se kjo nuk është e vetmja shkelje që po bëhet në Policinë e Shtetit. Në një intervistë për "Shqip", ai tregon se pavarësisht detyrave të përcaktuara me ligj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë një urdhër për ndryshimin e disa kritereve, duke hyrë në kompetencën e ministrit të Brendshëm. Këto probleme ai i ka kritikuar edhe në letra zyrtare drejtuar kreut të policisë, Ahmet Prençit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Për më tepër, ai shpjegon se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka detyrim ligjor për të krijuar ambiente për sindikatën e policisë, por që prej disa muajsh ende nuk i është dhënë një zgjidhje këtij problemi.
Kohët e fundit është shkruar se sistemi i gradave në polici mund të sjellë tjetër reformë për shkak të vjetërsisë. Ju çfarë mendoni për gradat në polici?
Fillimisht duhet të them se vendimi i Këshillit të Ministrave për gradat në Policinë e Shtetit është në kundërshtim me ligjin e saj. Kalimi në sistemin e ri të gradave të punonjësve të policisë është një detyrim ligjor për Policinë e Shtetit. Në lidhje me këtë, qeveria nxori një vendim për përcaktimin e funksioneve korresponduese për gradat në Policinë e Shtetit dhe ekuivalentimin e tyre, afati i të cilit mbaron gjashtë muaj pas daljes, ose e thënë ndryshe në fund të muajit maj. Por se cilat janë funksionet në Policinë e Shtetit, janë përcaktuar në ligj. Në këto kushte, të gjitha funksionet e përcaktuara në ligj, ashtu edhe në urdhrin e ministrit, duhej të ishin pasqyruar saktë në vendimin e qeverisë, duke respektuar dhe interpretuar juridikisht nenin 126, pika 2 e ligjit për policinë, veprim i cili nuk është bërë në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Çfarë problemi ka sjellë kjo?
Në vendimin e qeverisë, veç disa funksioneve të përcaktuara në ligjin e policisë, arbitrarisht dhe në kundërshtim me ligjin janë futur edhe pjesë të emërtesave të strukturave policore, ndryshimet e të cilave janë kompetencë e ministrit të Brendshëm, siç parashikohet në nenin 12, pika 3 dhe jo të qeverisë. Pra, ligji i autorizon qeverisë ekuivalentimin e gradave vetëm me funksionet dhe jo me emërtesat e strukturave të miratuara në organigramë. Nuk mund të themi se kjo gradë e caktuar i jepet drejtorit të policisë në këtë qark, por kjo gradë e caktuar i jepet një drejtori policie në qark, cilido qoftë ai. Është logjike të themi se në vendimin e qeverisë nuk bëhet dallimi i funksioneve me emërtesën e strukturave të policisë.
A ka defekte të tjera në VKM për gradat në polici?
Po, ka keqinterpretime të funksioneve të ngjashme dhe të barasvlershme, ku janë harruar neni 33 dhe 34 i ligjit për Policinë e Shtetit. Asnjë nga këto dy nene, në të shumtën e rasteve në ekuivalentimin e gradave me funksionet, të përcaktuara në vendimin e qeverisë, nuk respektohet për shkak të subjektivizmit, të kërkesave të draftit që përfaqëson interesa të caktuara politike, apo klanore, në radhët e policisë, të cilat prej kohësh janë reflektuar në emërime të pabazuara në kërkesat ligjore, duke dhënë grada të pamerituara, që aktualisht do të reflektohen në momentin që do të implementohen gradat e reja në Policinë e Shtetit, ku një pjesë e mirë e punonjësve të policisë në funksione drejtuese nuk i plotësojnë vitet e punës.
Sipas jush, do të ketë pasoja të këtij vendimi?
Pasojat e zbatimit të tij do të ndihen ndjeshëm në numrin e madh të ankimuesve, për të cilët parashikohet të kalojnë 60% e punonjësve të policisë, gjë që për vendimin tonë do ta bëjë të pavlefshëm vendimin e qeverisë, nëpërmjet ankimimeve që mendohet të bëhen nga sindikata deri në gjykatë.
Po krerët e policisë a janë në dijeni të kësaj?
Sigurisht që po. Por çfarë ndodh... Për të ndrequr gabimet e VKM-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nxjerr një urdhër të kundërligjshëm "për disa ndryshime në emërtimin e disa funksioneve, në përbërjen organike të disa strukturave në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit", duke i përshtatur me emërtesat e parashikuara në vendimin e qeverisë. Kështu ndryshohen sektorët, duke u bërë seksione, njësi në seksione etj., ndryshime këto që reflektohen në gradë për një pjesë punonjësish policie. Kjo do të thotë kthim pas në karrierë dhe prishje të konceptit të hierarkisë në Policinë e Shtetit. Ndërkohë, kjo nuk është kompetencë e drejtorit të Përgjithshëm, pasi ai mund ta propozojë një gjë të tillë dhe urdhri firmoset nga ministri i Brendshëm.
Po sindikata e policisë ka reaguar për këto probleme?
Ne i jemi drejtuar me kërkesë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, por nuk kemi marrë përgjigje. Sipas nesh, do të kishte qenë në të mirë të punës që këto probleme të trajtoheshin para daljes së VKM-së për gradat, ashtu edhe për pagat, duke përfaqësuar edhe mendimin tonë në këto vendime, gjë që do të sillte minimizimin e parregullsive ligjore.
Në një intervistë tjetër ju keni ngritur problemin e ambienteve për sindikatën e policisë. Në çfarë faze jeni aktualisht?
Në qershor të vitit të kaluar, ne u regjistruam si sindikatë. Megjithëse po mbushet një vit që nga zyrtarizmi i saj, ende jemi në pritje të plotësimit të kushteve të punës që sipas mendimit tonë janë zvarritur nga ana e drejtuesve, qoftë të ministrisë, qoftë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Kushte pa të cilat sindikata nuk mund të funksionojë normalisht. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka detyrime ligjore për të na krijuar kushtet e nevojshme të punës. Ne i kemi bërë kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për këtë problem, ku na kanë premtuar për gjetjen e ambienteve. Këto premtime na janë bërë në janar të këtij viti dhe ende nuk është konkretizuar asnjë veprim, ndërkohë që implementimi i gradave të reja do të sjellë shumë reagime të punonjësve të policisë, por që nuk dinë ku t‘i adresojnë, pasi nuk kemi një zyrë, nuk kemi një adresë. Policia po shkel ligjin.
Përgjigjja
"Mashtrimi" për zyrat e sindikatës
Zyrat e Sindikatës së Policisë ishin premtuar nga kreu i policisë, Ahmet Prençi, por që prej gjashtë muajsh nuk është kryer asnjë veprim. Në një përgjigje të kërkesës së sindikatës për këtë problem, Prençi ka deklaruar tekstualisht se ky problem do të zgjidhet. "Në lidhje me kërkesën e paraqitur në takim për pajisjen me zyra, kancelari, kompjuter dhe mjete transporti për funksionimin e sindikatës në qendër dhe në qarqe, kërkesë kjo e bazuar në nenin 181 të Kodit të Punës, qëndrimi i policisë është se jemi të gatshëm të krijojmë të gjitha lehtësitë për një zhvillim normal të punës së sindikatës", shprehet Prençi. Më tej, ai shton se kjo është e varur nga mundësitë reale që ka institucioni i policisë për t‘i plotësuar. "Megjithatë do të bëjmë çfarë është e mundur në mënyrë që sindikatës t‘i vihet në dispozicion një zyrë me pajisjet e nevojshme dhe një automjet me synimin që veprimtaria e saj të mos pengohet, derisa ajo të mbledhë vetë kuotacionet dhe të stabilizojë veprimtarinë e saj", thotë më tej drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Por, kjo shkresë mban datën 8 janar të këtij viti dhe që në atë kohë e deri në ditët e sotme nuk është kryer asnjë veprim, ashtu siç e parashikon ligji për sindikatën e policisë.