Administrata universitare, të gjithë në konkurs
Punonjësit e administratës nëpër universitete do të kalojnë në konkurs për të ruajtur vendet e punës. Për herë të parë këtë vit, me ligjin e ri të arsimit, konkursi është kusht për përzgjedhjen e personelit universitar. Fillimisht do të zgjidhen kancelarët e fakulteteve e më pas punonjësit e tjerë që quhen personel ndihmës, ku përfshihen laborantët, bibliotekarët etj. Po në këtë sitë do të kalojë edhe administrata, ku përfshihen sekretaret, financierët, shoferët etj. Reforma ka tensionuar gjithë punonjësit. Ata ndihen të pasigurt për vendin e punës, ndonëse ligji u njeh të drejtën për të marrë pjesë në konkurs. Ata nuk kanë asnjë lloj përparësie përkarshi kandidaturave të tjera, që do të paraqiten për pozicionet e punës së lartpërmendura. Aftësitë e punonjësve të administratave janë vënë në diskutim nga drejtuesit aktualë të universiteteve edhe pse nuk do të jenë ata që do të zgjedhin të rinjtë e administratave. Ose më saktë nuk do të jenë të vetmit që do të vendosin. Të paktën kështu parashikohet me ligj. Është organi i ri kolegjial, Këshilli i Administrimit, që mbledh dhe përzgjedh dosjet për çdo vend pune qoftë në fakultete, qoftë në rektorate. Kreu i këtij organizmi në Universitetin e Tiranës, Ilia Kristo, tha për "Shqip" se "Këshilli i Administrimit e ka cilësuar si pikënisje për reformimin e sistemit administrativ marrjen në punë me konkurs të personelit". Sipas tij, kjo do të bëhet për t‘iu përgjigjur situatës dinamike të arsimit të lartë, në aplikimin e Kartës së Bolonjës dhe kërkesave të tjera të ligjit të arsimit të lartë. Ndaj ai ka kërkuar që Ministria e Arsimit të miratojë sa më shpjet aktet nënligjore për konkurset në universitete. "Sa më shpjet të miratohet akti normativ, aq më shpejt zbatohet buxheti dhe investimet në universitet dhe në fakultete", tha ai, duke iu referuar aktit për përzgjedhjen e kancelarëve. I pyetur se pse duhet të ndryshojë personeli i universiteteve, ai tha se "kemi ligj të ri të arsimit, drejtues të rinj dhe sistem të ri (Bolonja)". Sipas Kristos, punonjësit e administratës duhet t‘u përgjigjen këtyre tre komponentëve. Për më tepër, dekanët dhe rektorët e sapozgjedhur kërkojnë të zbatojnë idetë e tyre me njerëz që i mbështesin ato dhe jo me administratën e vjetër.
Por ende nuk dihet se sa fuqi do të kenë dekanët dhe rektorët për të marrë në punë njerëzit që duan. Pritet që ligji të mbushet me akte nënligjore që i nxjerr Ministria e Arsimit për të detajuar procedurat e konkursit. Në këto akte do të përcaktohet qartë edhe kompetenca e rektorëve. Gjithashtu, disa rregulla janë parashikuar edhe në statutet e universiteteve që janë tani në proces miratimi. Për sa i përket shqyrtimit të dosjeve, ligji përcakton se është Këshilli i Administrimit, përzgjedhës. Kështu, 17 anëtarët e këtij këshilli në UT, në momentin e çeljes së konkursit do të bëjnë të mundur edhe seleksionimin e emrave. "Këshilli i Administrimit ka qenë një strukturë proaktive që është mbledhur 2-3 herë në javë dhe jemi të predispozuar të propozojmë njerëz të aftë në administratë", tha Kristo. Gjysma e anëtarëve të Këshillit të Administrimit janë nga ministritë, prefektura etj. Ndërsa pjesa tjetër, nga një përfaqësues i çdo fakulteti.