Bajram Ibraj i paraqet dorëheqjen Toskës
15/12/2004 Bajram Ibraj kërkon dorëheqjen nga detyra. Kalimi i emrit të tij si kushëri i trafikantit të armëve të rënda, ka gjasa të jetë motivi që i imponoi kryepolicit t'i paraqesë eprorit Igli Toska kërkesën për largim të menjëhershëm nga radhët e bluve. Zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Rendit e mohon këtë fakt, por burime të besueshme nga dikasteri i rendit pohojnë të kundërtën.
Dorëheqja
Mbrëmjen e së hënës, Igli Toska ka marrë në skrivaninë e tij shkresën zyrtare të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që kërkonte dorëheqjen. Burimet thonë se ky pretendim, largimi i kreut të Policisë është i përsëritur, por i pamiratuar nga Toska. Tani është për të disatën herë dhe pritet vendimi i ministrit. Burime kofidenciale nga Ministria e Rendit Publik, bëjnë të ditur se Bajram Ibraj ka preferuar të ndjekë rrugën e shumë krerëve të lartë vartës të tij. Këta ish-funksionarë kanë kërkuar dorëheqjen në këmbim të largimit me ceremoni nga posti apo dhe më keq, të përjashtimit si të afërm apo miq të të kërkuarve për krime, kryerje të veprave penale. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, kryepolici nuk mund ta mohojë faktin se është kushëri i parë me një nga të arrestuarit. Ilmi Isuf Isufi është djalë i hallës së tij, ndaj drejtuesi nuk mund të pranonte të qëndronte më në detyrë pas publikimit të këtij fakti. Ndonëse mbahet sekret përmbajtja e kërkesës për dorëheqje, ka gjasa që ajo të mos e ketë në brendi arsyen e vërtetë të largimit me dëshirë të drejtorit të Përgjithshëm. Arsye familjare apo shëndetësore, kjo ka qenë kopertura e kërkesës së Bajram Ibrajt drejtuar Igli Toskës për ta firmosur. Qëllimi i tij duket se ka qenë ruajtja e emrit të mirë. Ose të paktën, të mos pohohej nga ai vetë lidhja me të arrestuarit. Fakti që Ibrajt i mbeten dhe shumë vite pune deri në moshën e pensionit, e përligj më së miri kamuflimin e shkaqeve të vërteta të dorëheqjes. Sakaq, ministria zyrtare nuk ka pranuar se Ibraj kërkon të largohet nga detyra. I kontaktuar me linjë telefonike nga gazeta "Metropol", zëdhënësi për shtyp i dikasterit blu e mohoi kategorikisht këtë fakt. "Jo, është vetëm një thashethem. Asgjë nuk ka të vërtetë në këtë aludim", tha Florion Serjani, duke përfaqësuar zyrtarisht dikasterin blu.
"Thashethemet"
Nuk është hera e parë që Bajram Ibraj përflitet se kërkon të largohet nga detyra. Të njëjtat burime saktësojnë se, numri 1 i kapeleve blu është shkundur fillimisht pas tragjedisë së Karaburunit. Pak orë pasi kryepolici trumpetonte sukseset e arritura në luftën kundër trafiqeve, në analizën e Ministrisë së Rendit, më 9 janar, 21 persona humbën jetën në tentativë për të realizuar ëndrrën italiane në brigjet e Sazanit. Pas shkarkimeve, përjashtimeve apo uljeve në detyrë të shumë efektivave blu në Drejtorinë e Vlorës, radha i erdhi kreut të Kufirit, Krenar Muça. Kryekomisari u emërua drejtor i Institutit të stërvitjes së qenve të policisë. Menjëherë pas kësaj lëvizjeje, në korridoret e ministrisë nisën të qarkullonin thashethemet se i kish ardhur radha Ibrajt. E megjithatë, i cilësuar kanakar i ministrit të Rendit, kryepolici vijoi të kryente detyrën. Drejtuesi kaloi disa muaj të qetë, megjithëse drejtorë në qarqe uleshin në detyrë për mosmenaxhim të situatës në raste vështirësish. Ai nuk u konsiderua asnjëherë përgjegjës për ngjarje të mëdha apo të vogla qofshin. E dyta herë kur emri i Bajram Ibrajt u lakua për shkarkim, ishte afro 1 muaj e gjysmë më parë. Burimet shtojnë se, kryepolici do të largohej nga Ministria e Rendit për në Presidencë. Ai do të zinte vend pranë Alfred Moisiut si këshilltar për çështjet e rendit. U përfol se propozimi në fjalë ishte i Igli Toskës, i cili kujdesej që vartësi i tij të ruante gradën. Në rast se ai do të ulej në deytrë, do t'i humbiste automatikisht atributetet që i dhuron grada më e lartë, momentalisht në Policinë e Shtetit. Një mundësi tjetër për emërimin e tij ishte dhe vendi i drejtorit të Akademisë së Rendit Publik. Por, kjo hamendje hidhet poshtë nga burimet, të cilët e përligjin këtë me faktin se nuk ka veçse pak muaj që Pirro Laze ka zënë vendin e lënë bosh nga dorëheqja e Bajram Yzeirit.
Kryepolici mohon kushëririn
Një broshurë e bollshme, e nënshkruar me emrin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, iu servir dje gazetarëve në konferencën "Safe the world". Teksa Bajram Ibraj u gatit të referonte në takim, mediat nxorën përpara fjalimin. Por, habia përshkoi të gjithë sallë, kur në vend të arritjeve të policisë lidhur me trafikun e armëve, Ibraj nisi të fliste pa letër përpara. Pas falenderimeve të rastit për pjesëmarrësit në konferencë dhe bashkëpunimin me partnerët në rajon, kryepolici mohoi kushëririn. Ai u shpreh se nuk kishte lidhje të afërta gjaku me Ilmi Isufin. "Dua të sqaroj opinionin publik se, unë nuk kam djalë xhaxhai apo halle asnjë nga të arrestuarit. Është e vërtetë se kam lidhje të largët gjaku me njërin prej tyre, por nuk mund të mbaj përgjegjësi për këtë", u shpreh drejtori i Përgjithshëm. Ai shtoi se shtypi i shkruar dhe mediat në përgjithësi, që e kishte bërë djalë halle me të prangosurin, nuk kishin informacione të sakta. Pjesëmarrësve në konferencë nuk kishte si të mos u binte në sy zëri i mekur i drejtorit të Përgjithshëm. Si asnjëherë tjetër në prononcime zyrtare, Bajram Ibraj foli pa asgjë të shkruar. Veç kësaj, ai preferoi të reagonte vetë publikisht, duke mos zgjedhur njoftimin zyrtar nën emrin e zëdhënëses për shtyp. Për të mos mjaftuar me kaq, në rrethana krejt të pashpjegueshme, numri 1 i kapeleve blu nuk e mbajti referatin e përgatitur me rastin e konferencës për shtyp. Në një farë mënyrë, qëndrimi i tij pritej që në orët e paradites. Ndërsa kamerat prisnin jashtë derës, ku zhvillohej konferenca për ta filmuar dhe pyetur lidhur me lajmin e raketave, Bajram Ibraj nuk u largua nga salla, as dhe për të shoqëruar pjesëmarrësit e tjerë në kafen e drekës. F.Bramo
Të arrestuarit: Jemi vetëm ne të katërt
Ndërsa nga Ministria e Rendit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda vërshojnë versionet e linjës së trafikut dhe grafiku i tij në vite, të arrestuarit deklarojnë se ishte hera e parë që tentonin të shisnin raketa. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se Ilmi Isufi, Sokol Mujaj, Armir Troshani dhe Mentor Cani kanë dëshmuar se për herë të parë merreshin me këto afera. Sipas tyre, kishin zgjedhur këtë rrugë për të siguruar pasuri në një kohë të shkurtër. Fakti që trafiku i armëve të rënda është i parrahur në Shqipëri, kinse i kishte shtyrë ata të tentonin këtë mall. Por të njëjtat burime saktësojnë se versioni i të "pafajshmëve" është totalisht i dyshimtë. Dhe, kjo lidhet me faktin se informacionet e ardhura nga pala malazeze, pohojnë të kundërtën. Veç kësaj, nëse do të qe hera e parë, trafiku do të mbetej pa u zbuluar nga policia. Të shumta janë gjasat që të arrestuarit të mohojnë linjën e zakonshme, me qëllim ruajtjen e pjesës tjetër të rrjetit të shitjes së raketave. Sakaq, ata pretendojnë se janë të vetëm në këtë tentativë. Të arrestuarit thonë se janë pronarët e raketave, të cilat i kanë blerë te një i panjohur në Malin e Zi. Ndërsa rruga e kalimit për jashtë Shqipërisë aludohet se është Pogradeci. Por mbetet i pazbardhur fakti, nëse raketat do të kalonin nga dogana apo nga ndonjë rrugë e fshehtë në kufi. Mohohet krejtësisht fakti se armët e rënda mund të transportoheshin në Maqedoni nga fshatrat me popullsi më të madhe maqedonase në zonën e Liqenasit në Korçë. Duke iu referuar sërish dëshmive të të arrestuarve, qyteti verilindor dhe rrethinat e tij janë jashtë trafikut. Po hetohet për ndonjë linjë tjetër, të paprekur deri më tash. F.Bramo
Orlandiç injoron operacionin
Zëvendësministri i Rendit të Malit të Zi dhe njëkohësisht drejtor i Përgjithshëm i Policisë, nuk e përmendi fare dje në konferencë, faktin se nga shteti i tij kishin hyrë në Shqipëri 3 raketat tokë-ajër. Miço Orlandiç e vuri theksin e tij në takimet e zhvilluara me homologët e rajonit, lidhur me sigurinë dhe bashkëpunimin për më pak kriminalitet. Por, sikur trafiku i armëve të rënda të mos kishte aspak lidhje me temën e konferencës, ai vijoi të mbante të njëjtën linjë. Orlandiç shtoi se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në luftën kundër krimit do të rritet, duke thënë se tashmë partneriteti do të shtrihet në nivele më të ulëta, në ato operative. F.B