“Familjet e politikanëve po shkatërrojnë Shkodrën”
14/12/2004
SHKODER - Zef Çuni jep alarmin për shkatërrimin e qendrës së qytetit të Shkodrës dhe vlerave muzeale qindra vjeçare që ai mbart. Kryetari i komisionit të urbanistikës të këshillit bashkiak dhe një prej arkitektëve më të vjetër dhe të aftë të qytetit të Shkodrës, ka denoncuar planin makabër që pritet të miratohet nga KRT e rrethit për rregullimin e qendrës së qytetit. Sipas tij, familjet e politikanëve shkodranë, kanë ngushtuar qendrën e qytetit, për të lënë jashtë saj pronat e tyre. Në këtë mënyrë, për lejet e tyre të ndërtimit nuk do të vendosë KRT e Republikës, por KRT e Bashkisë. Ja si shprehet ai në një intervistë për gazetën “Metropol”.
Kur është prezantuar ky plan-studimi dhe kush ka fituar tenderin?
Eshtë bërë qëllimisht në kohën kur njerëzit janë në plazh me pushime, pikërisht më 6 gusht. Eshtë prezantuar në këtë kohë, pasi pushtetarët lokalë janë me pushime. Krejtësisht në ilegalitet është fituar nga një firmë shqiptaro-gjermane, pasi nuk ka pasur tjetër konkurrent.
Ku qëndron e meta e këtij plani?
Eshtë e çuditshme që KRT e qytetit ka ngushtuar tepër ndjeshëm qendrën e qytetit. Kjo për arsye se qendra nuk varet nga KRT e qytetit, por nga KRT e Republikës. Në këtë mënyrë, këta njerëz kanë ngushtuar qendrën që të kenë më shumë hapësira dhe sheshe për të dhënë leje ndërtimi. E për me tepër, tokat në qendër janë pronë e disa politikanëve shkodranë.
Thoni se janë pronë e disa politikanëve. Kush janë këta dhe a kanë ndikuar për këtë plan rregullues?
Janë familja Topalli, Ademi dhe Gurakuqi, të cilat duke pasur prona në qendër të qytetit kanë bërë të pamundurën që këto prona të mos përfshihen në planin rregullues të qendrës së qytetit. Nëse këto prona do të vazhdonin të ishin të përfshira në qendrën e qytetit, atëherë nuk i lë kush të bëjnë ndërtime 18-katëshe siç kanë ndërmend të bëjnë, madje dhe pranë zonave ku janë rrugët të shpallura “Monumente Kulture”. Me këtë rast duhet të jap alarmin se Shkodra po shkatërrohet përfundimisht dhe po humbet vlerat historike të saj, që i mbartte me shekuj.
Sot pritet që këshilli bashkiak të miratojë këtë plan. Nëse votohet pro, si do të veproni?
Do ta bëj prezent te Kryeministri këtë katastrofë urbanistike. Ai, me autoritetin që ka, të ndërhyjë ligjërisht me grupet e punës për të verifikuar në detaje këtë plan-studimi, që tenton të shkatërrojë Shkodrën. Nuk janë shkodranë, ata që duan ta bëjnë këtë, pasi shkodrani nuk do që të shkatërrojë qytetin e tij. Nënkryetari i Bashkisë, Rudolf Rasha kujton se është duke bërë plan-studimin për kooperativat që ka drejtuar dikur.
Çfarë të metash ka tjetër ky plan studimi përveç ngushtimit të qendrës?
Të metat fillojnë që kur KRT e Shkodrës nuk ka arkitekt. Kjo nuk është çudi, por e pabesueshme. Ja që këto gjëra ndodhin në Shkodrën tonë të dashur. Edhe para 100 vitesh, Shkodra kishte arkitekt, të nderuarin Kolë Idromeno, ndërsa sot, pas 100 vitesh, KRT e Shkodrës nuk ka arkitekt.
Për sa i përket anës teknike, ka shumë të meta. Plani parashikon të ndërtohen pallate shumëkatëshe te lulishtja e Radio Shkodrës, pallate te lulishtja në Perash, te sheshi Isa Boletini. Me pretekstin se ka shume makina dhe nuk duhen gjë lulishtet, mendohet të hiqet edhe monumenti i “5 Heronjve të Vigut”. Ndërkohë shumë lulishte janë lënë jashtë qendrës së qytetit për t’u shfrytëzuar, për t’u dhënë leje ndërtimi. Kështu në vend që të ketë më shumë hapësira të gjelbërta, po mbushet qyteti me pallate. E gjithë kjo ndodh, kur dihet se Shkodra është edhe zonë sizmike dhe nuk lejohet që të ketë pallate me më shumë se 6 kate. Në planin rregulluese kanë parashikuar edhe ndërtimin e pallateve me 12 kate. Pikërisht këto ndërtime po cënojnë edhe arkitekturën e vjetër. Një arkitekt austriak, kur shikoi Shkodren dhe Piacën me ndërtimet e vjetra, tha: “Ky është qytet! Vetëm me pak investim dhe mund të shpallet “Monument kulture”.