E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy shqiptarë kapen me mitraloz skorpions me silenciator në Itali

15/12/2004  Dy shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e së shtunës nga ana e policisë italiane, pasi janë kapur në flagrancë me një mitraloz të tipit "skorpions". Emrat e dy të arrestuarve, të cilët janë marrë në pyetje dje nga gjykatësit italianë, nuk janë bërë të ditur, pasi hetimet akoma nuk janë mbyllur. Po sipas të njëjtave burime, dy shqiptarët janë kapur nga policia vendase në autostradën Firence-Ankona. Ata kishin të fshehur në makinë një mitraloz modern të tipit "skorpions", të pajisur dhe me municione si dhe me një silenciator të sofistikuar. Autoritetet policore italiane kanë bërë të ditur se një armë e tillë është e vështirë të gjendet në tregun vendas. Mëngjesin e djeshëm, dy shqiptarët janë marrë në pyetje në lidhje me armën që iu kushtoi lirinë, por mediat nuk bëjnë të ditur se çfarë mund të kenë dëshmuar, apo nëse kanë treguar rreth linjës së trafikut dhe destinacionit përfundimtar të mitralozit. Arma e gjetur dy shqiptarëve, sipas ligjit italian, klasifikohet si armë lufte dhe për këtë arsye ata rrezikojnë nga 2 deri në 10 vjet heqje lirie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›