Ibraj prezanton hartën e trafikut të armëve
15/12/2004
TIRANË – Vetëm një ditë pas bllokimit të tri raketave të tipit Strela 2M tokë-ajër dhe arrestimit në flagrancë të katër personave, dje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues Bajram Ibraj, ka bërë të ditur të gjithë linjën e trafikut të armëve, që janë konstatuar gjatë viteve të fundit. Sipas Ibraj, fenomeni i trafikimit të armëve dhe municioneve ka patur shtrirje pothuajse në të gjithë territorin e vendit tonë. Kreu i Policisë së Shtetit ka deklaruar në konferencën rajonale të "Luftës kundër trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta", se trafikimi i armëve në Shqipëri ka ndodhur kryesisht në qytetet kufitare. Pikërisht në Durrës, Elbasan, Kukës, Dibër, Korçë, Fier, Gjirokastër dhe Shkodër, janë goditur herë pas here grupe kriminale që merreshin me trafik armësh. Ndërsa si drejtime të trafikut të armëve, ka thënë dje Ibraj, në periudhat e mëparshme, janë evidentuar ato nga Shqipëria për në Greqi, Shqipëri-Maqedoni, Shqipëri-Mal i Zi, e anasjelltas si dhe Shqipëri- Kosovë, gjithashtu janë evidentuar dhe raste të trafikimit të armëve nga Italia dhe vende të tjera në Portin e Durrësit dhe në aeroportin “Nëne Tereza” të Rinasit. Vetëm në trazirat e muajve shkurt-mars të vitit 1997, ka rikujtuar dje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u hapën rreth 1300 depo të ushtrisë e komisariateve, ku u grabitën 549.775 armë, 839.301.038 municione të ndryshme dhe 16 milionë municione xheniere. Si rezultat i punës së bërë nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim edhe me ato të qeverisjes vendore, drejtoritë arsimore e të tjerë, është bërë e mundur që të grumbullohen rreth 38.6% të armëve të marra, 14-15% të municioneve dhe 9,2% të municioneve xheniere.