Bajramaj kërkon finalen

Fatmire Bajramaj, me ekipin e saj Turbine Potsdam, kërkon që të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave. Në ndeshjen e parë, Potsdam është mposhtur pikërisht nga ish ekipi i futbollistes kosovare, Duisburg, me rezultat 1:0.
Trajnerja e Duisburg, Martina Voss-Tecklenburg, këtë avantazh të ekipit të saj e konsideron si mjaft të imtë, kështu që kërkon nga lojtaret e saj të jenë të kujdesshme në lojën e kthimit, që zhvillohet të dielën që vjen. Këto dy skuadra janë takuar dy herë këtë sezon në kuadër të kampionatit gjerman, ndërsa kanë fituar secila në shtëpi me rezultat të ngushtë, 1:0.
Sido që të jetë, Bajramaj beson se ekipi i saj i ka mundësitë që të kualifikohet në finalen e 20 majit, që do të zhvillohet në Getafe të Spanjës, kundër njërit prej ekipeve Olympique Lyonnais ose Umea IK, që e përbëjnë gjysmëfinalen tjetër.
“Ne luajtëm më mirë në ndeshjen e parë, por kjo nuk qon peshë në fund. Në fund, janë golat ato që qojnë peshë dhe ja pse ne humbëm në lojën e parë. Ne nuk e merituam të humbnim, por çdo gjë është e hapur për lojën e kthimit. Kjo humbje nuk na zbret neve moralin. Bile, kjo na jep motiv shtesë për lojën e dytë”, tha Bajramaj për uebfaqen zyrtare të UEFA-s. Turbine Potsdam dhe Duisburg do të përballen në mes vete të dielën në ora 14 në stadiumin ‘Karl Liebknecht’ në Potsdam.