Briatore, FIA e rikthen prej 2013-ës
Formula 1
Përfundon me një marrëveshje gjyqi i gjatë ku të përfshirë ishin Flavio Briatore dhe FIA, pas skandalit “Crashgate” në Formula 1: më saktësisht aksidenti i planifikuar i Pike më 2008-n në Singapor, që i hapi rrugën fitores së Alonsos. Pasi pranoi përgjegjësitë rreth ngjarjes dhe i kërkoi falje drejtuesve të federatës, ish-drejtuesi i skuadrës Renault u pranua që të rikthehet në cirkus prej vitit 2013. Më parë, kur në krye të FIA-s qëndronte Maks Mosli, ai ishte përjashtuar përjetë nga bota e garave me makina.
#