Prishtina mbulon stadiumin

Pas 60 ditëve, tribuna perëndimore e stadiumit të qytetit të Prishtinës pritet të jetë e mbuluar.
Kështu kanë thënë të martën në një konferencë për media, zyrtarët e ‘ASS Sloven Group’, asociacion ky i gjashtë kompanive sllovene dhe kosovare që kanë fituar tenderin për mbulimin e kësaj tribune.
Mbulimi i tribunës perëndimore të stadiumit të Prishtinës do të kushtojë 282 mijë euro, mjete këto të grumbulluara nga FC Prishtina, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Sportit.
“Do të jetë njëri prej objekteve më të mira të kryeqytetit. Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e punimeve, të cilat do të përfundojnë brenda 60 ditëve. Me këtë infrastrukturë do të jemi më afër FIFA-s e UEFA-s”, tha Hamdi Rushiti, drejtor i ‘ASS Sloven Group’.
Kurse kryesuesi i komisionit mbikëqyrës të punimeve nga ana e investitorit, Habib Limani, shpreson se punët do të kryhen brenda afatit të paraparë – brenda dy muajve.
“Komisioni ynë do t’i vlerësoj punimet, por punimet do të vlerësohen edhe nga komisioni i këtij asociacioni. Më pas edhe do të bëhet pagesa, sipas kontratës”, pohoi Limani.
Ndërsa, përfaqësuesit e kompanive sllovene premtuan se të gjithë do të ndahen të kënaqur me punën e bërë pasi të përmbyllet ky projekt.
Kjo është faza e dytë e punimeve në këtë stadium, pas fazës së vënies së karrigeve dhe reflektorëve. Në fazën e tretë parashihet mbulimi edhe i tri tribunave të tjera, eventualisht rritja e tribunës lindore edhe për dhjetë mijë ulëse. Në fazën tjetër do të hyjë rregullimi i brendshëm, derisa Komuna e Prishtinës ka hartuar projektin për rregullimin e jashtëm të infrastrukturës.