Fitore për titull

Të mërkurën do të zhvillohet xhiroja e 24-t e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, në kuadër të së cilës do të zhvillohet edhe super derbi ndërmjet kampionit aktual, Prishtinës dhe kampionit vjeshtor, Trepçës.
Pas fitores që e arriti të dielën në Pejë ndaj Besës (0:1), Prishtina, e cila po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme kohëve të fundit, është motivuar dhe synon ta mposhtë edhe liderin aktual, Trepçën, me të vetmin qëllim – që të hyjë seriozisht në luftë për titullin e kampionit.
Kështu thotë kryetrajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, nën udhëheqjen e të cilit ekipi bardhekaltër ka filluar të këndellet pas rezultateve zhgënjyese nëpër të cilat kalonte ky ekip gjatë vjeshtës.
“Ndeshja me Besën nga ana jonë është harruar qysh të hënën dhe jemi përqendruar në ndeshjen e radhës. E dimë cilësinë dhe superkualitetin e Trepçës, ekip ky homogjen, kompakt dhe lider aktual, prandaj kemi respekt ndaj kësaj skuadre. Ne jemi maksimalisht të përgatitur dhe të koncentruar në këtë sfidë. Pres nga futbollistët e mi që ta japin maksimumin dhe t’i fitojmë tri pikë nga ky takim”, deklaroi Krasniqi për Express.
“Qëllimi i ynë është që në çdo ndeshje ta japim maksimumin dhe të fitojmë sa më shumë pikë, sepse Prishtina nuk e meriton të qëndrojë në këtë pozitë ku është aktualisht. Jemi në ngritje të formës dhe vazhdimisht do ta japim maksimumin nga vetja për t’u ngjitur sa më lart”, shtoi ai.
Me fitore eventuale, Prishtina do t’i afrohej me vetëm pesë pikë më pak liderit Trepçës. Por, trajneri i ekipit mitrovicas, Gani Sejdiu shpreson që futbollistët e tij nuk do të lejojnë të ndodhë një gjë e tillë.
Sipas tij, Prishtina është favorit në këtë takim. Megjithatë, Sejdiu thotë se për ekipin e tij i favorshëm do të ishte edhe një barazim eventual.
“Pas fitores ndaj Besës, Prishtina është motivuar shumë. Andaj, është favorit në këtë takim, sepse po ashtu luan si vendas dhe po kalon nëpër një formë shumë të mirë. Prishtina ka cilësi të barabarta me Trepçën. Duke i pasur parasysh të gjitha këto fakte, edhe ne jemi motivuar”, tha Sejdiu për Express.
“Është ndeshje shumë e madhe. Në ndeshje të tilla, të tria rezultatet janë të mundshme për të dyja ekipet, pra humbja, fitorja dhe barazimi. Një barazim eventual do të ishte i mirëseardhur për ne. Ky është synimi ynë kryesor. Por, për të luftuar për titull, duhet të fitosh ndeshje, andaj ne do të mundohemi edhe të fitojmë eventualisht në këtë takim, por po e përsëris se barazimi do të ishte i favorshëm për ne”, ka thënë Sejdiu.
Trepça aktualisht prin në tabelën e klasifikimit me 41 pikë, tetë më shumë sesa Prishtina që gjendet në vendin e shtatë me 33 pikë të tubuara.
Kurse, dy ndjekësit kryesorë të Trepçës, Besa e Hysi në këtë xhiro do të luajnë si mysafirë të Drenicës, përkatësisht Vëllaznimit. Kurse, ekipi i tretë në tabelë, Flamurtari, në shtëpi e pret Ferizajn, derisa ekipi i rrezikuar, Kosova (V) është nikoqir i KEK-ut.
Superliga – xhiroja e 24-t
E mërkurë
Prishtina – Trepça
Vëllaznimi – Hysi
Drenica – Besa
Kosova (V) – KEK-u
Flamurtari – Ferizaj
Gjilani – Liria
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00