Juve takon Benitez, bisedë Blank-menaxher
Trajneri
Kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, ose se zërat e transferimit të Rafa Benitez te Juventusi ishin thjesht spekulime, ka ardhur edhe takimi ndërmjet palëve. Sipas gazetës “Tuttosport”, menaxheri i trajnerit të Liverpulit, Manuel Garsia Kuilon ka udhëtuar drejt Italisë, më saktësisht në Milano, për t’u takuar me presidentin e klubit bardhezi, Zhan-Klod Blank. Aty është folur për një plan të përgjithshëm për emërimin e Benitez te Juve, ndërsa nuk munguan negociatat për termat ekonomikë të kontratës dhe për zgjedhjet teknike.
#