Bajramaj, shembull i futbollisteve
Me këtë rast, ministri e ka përgëzuar Bajramajn për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare. Krasniqi ka thënë se bashkëkombësit e Fatmire Bajramaj janë krenarë me paraqitjet e saj nëpër gara të ndryshme ndërkombëtare.
“Bajramaj, por edhe sportistë të tjerë kosovarë të dalluar në Evropë, kanë pasqyruar një imazh shumë pozitiv dhe real për njerëzit e Kosovës. Unë besoj se Bajramaj është një shembull dhe motiv shtesë për të gjitha ato vajza të reja që luajnë futboll në Kosovë”, shtoi ai.
Krasniqi ka pohuar se dikasteri të cilin e drejton vazhdimisht e ka mbështetur ligën e futbollit të femrave në Kosovë, derisa ka premtuar ndihmë edhe më të madhe në të ardhmen.
Në anën tjetër, duke e falënderuar Krasniqin për pritjen, Bajramaj ka pohuar se i përcjell zhvillimet në sportin kosovar. Ajo ka shprehur gatishmërinë e saj që ta mbështet sportin kosovar në të gjitha aspektet, posaçërisht rreth afirmimit të sportistëve të rinj dhe të talentuar.