Tottenham në garë për titull
_739695.jpg)
Tottenham është në garë për titull dhe do të shkëlqejë nën presionin e të qenit në pjesën e epërme të tabelës, sipas sulmuesit Jermain Defoe.
Defoe realizoi golin e vetëm derisa Tottenham mposhti West Bromwichin në White Hart Lane të martën dhe mbajti hapin me liderin Manchester City, që ka gjashtë pikë epërsi por një ndeshje më tepër të zhvilluar.
“Rezultati i së martës tregon se jemi në garë për titull. Citu dhe United e dinë se ne paraqesim kërcënim, ne mund të shtojmë presionin ndaj tyre duke vazhduar me fitore” tha Defoe për Daily Mirror.