E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern, klubi më i pasur në botë

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka thënë se pas disa vitesh gjiganti bavarez do të bëhet klubi më i pasur në botë.

Bayern ka treguar formë të shkëlqyeshme në të gjitha garat këtë sezon kurse Hoeness ka garantuar se skuadra e tij qëndron mirë financiarisht.

“Ne do të lirohemi nga borxhi i stadiumit pas gjashtë ose shtatë vitesh. Pastaj do të jemi klubi më i pasur në botë. Një klub si Manchester City do të jetë më i pasur por vetëm për shkak të pronarit. Ne jemi të pavarur dhe ekonomikisht klubi më i pasur në botë” tha Hoeness për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›