Atletico, hap prapa për Falcaon
_729980.jpg)
Presidenti i portos, Pinto da Costa ka kritikuar transferimin e sulmuesit Radamel Falcao në Atletico Madrid duke e quajtur vendimin “hap prapa” në karrierën e futbollistit.
Reprezentuesi kolumbian kaloi në Vicente Calderon gjatë verës për 40 milionë euro. Por, ai nuk ka bërë shkëlqimin e pritur në Atletico, që aktualisht gjendet në pozitën e 10-të në La Liga, 21 pikë prapa liderit Real Madrid.
“Ishte e parashikueshme. I kam thënë Falcaos se është duke bërë një hap prapa në karrierën e tij. E dija se është duke shkuar në një klub ku nuk do të fitojë asgjë” tha Costa për SIC.