E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemi më të mirët, nëse e mposhtim Barçën

Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger mendon se, nëse Bavarezët dëshirojnë të jenë skuadra më e mirë në botë, duhet ta mposhtin Barcelonën.

“Kur ta mposhtim ekipin më të mirë në botë, atëherë mund të themi se ekipi ynë është më i miri në botë dhe se disa nga lojtarët e Bayernit mund të konsiderohen si më të mirët në botë”, deklaroi mesfushori gjerman, në një intervistë për goal.com. Po ashtu, 27 vjeçari thotë se ka për të punuar shumë, për të arritur në nivelin e njëjtë të dyshes katalunase Xavi Hernandez e Andres Iniesta. Ditë më parë, në Gjermani ai krahasohej me dy përfaqësuesit spanjollë.

“Xavi e Iniesta janë lojtarë të mëdhenj. Ata luajnë për ekipin më të mirë në botë. Nëse i mposhtim, kur të luajmë ndaj tyre ndonjëherë, atëherë mund të flasim”, vazhdoi përfaqësuesi gjerman, i cili gjendet në Indi, së bashku me ekipin, për të zhvilluar ndeshje miqësore atje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›