Bakaj, Lika e Hyka, kënaqin trajnerin
Me miqësoren e djeshme ka startuar edhe ndërtimi i Shqipërisë së eliminatoreve të ardhshme të Euro 2012. Trajneri Josip Kuzhe ka nisur atë rrugën e gjatë dhe të vështirë, siç e perifrazoi edhe vetë para Estonisë. Miqësorja në fjalë ka "vulën" e tij, ashtu sikurse do të ketë çdo veprim tjetër në Kombëtaren e Shqipërisë në vazhdim. Thënë ndryshe, nuk ka më justifikime të tipit "nuk i njoh sa duhet lojtarët", "bëra eksperimente" etj., etj. Veç kësaj, Kuzhe, deri në ndeshjen e parë zyrtare, për llogari të eliminatoreve të Europianit 2012, do të provojë lojtarë në pozicione të ndryshme, apo edhe lojtarë të ndryshëm, për të formuar një grup solid. Aktivizimi i Hykës, Bakajt dhe Likës i ka lënë shije pozitive. Të tre kanë qenë protagonistë në mënyrën e tyre në këtë ndeshje dhe në fund kanë merituar elozhet e trajnerit.
A. M.
A. M.