E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me pak guxim mund të kishim fituar"

Edhe pse e pranon se ishte një test i mirë për të rinjtë, Lorik Cana nuk mundet të mos shprehë një farë pakënaqësie, pasi ishte një ndeshje që mund ta kishin fituar, nëse edhe në 45 minutat e para do të guxonin më shumë. "Rezultat pozitiv, nënvizon Cana. Kushtet nuk ishin të lehta, por të njëjta për të dyja ekipet. Ne shfaqëm dëshirë dhe bëmë një lojë të mirë. Personalisht më ngeli një shije e keqe, sepse nëse do të kishim guxuar pak më shumë, të kishim ushtruar presing edhe në pjesën e dytë, mund të kishim marrë një fitore. Nuk e kemi luksin për t‘i lënë këto ndeshje, pasi këto janë shansi ynë. Megjithatë mund të kënaqemi edhe me këtë rezultat, ku u provuan shumë lojtarë të rinj. Fakti që nuk guxuam, u duk se erdhi nga frika se mos pësojmë gol nga ndonjë kundërsulm i kundërshtarit. Kjo besoj se e ka frenuar disi ekipin", përfundoi Cana.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›