Katani do Bogdanin në merkaton e janarit
Edhe pse duhet ende një muaj e gjysmë deri në hapjen e merkatos së dimrit, si zakonisht, emri i sulmuesit shqiptar, Erjon Bogdani, ka përfunduar në listat e trajnerëve të skuadrave të Serisë A. Tashmë është Katania, skuadra që lundron në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria edhe pas javës së 12-të të kampionatit italian, ka shfaqur tashmë interesin për ta marrë gjigandin shqiptar të Kievos që në merkaton e janarit. Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat lokale. Ai që e ka shprehur një gjë të tillë ishte drejtuesi i ekipit sicilian, Pietro Lo Monako, i cili theksoi se "jemi hedhur në kërkim të një sulmuesi që luan në kampionatin italian". Mes bomberave të përfolur nga mediat vendase, dhe që njëkohësisht janë në skadencë kontrate në 2010, është edhe Bogdani. Ndërkohë që alternativa të tjera janë edhe Maracina e Adailton.
A. M.
A. M.