E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj ne dileme, mberrijne disa oferta

Elis Bakaj do te largohet nga Dinamo, nese do te kete nje oferte te majme nga jashte, per te miren e karrieres se tij. Mesfushorin e ka entuziazmuar atmosfera e fundit, pas disa fitoreve dhe perkrahja e ekipit. Behet e ditur se ka pasur nje interes te dukshem te ekipeve te huaja per mesfushorin e Dinamos dhe golashenuesin me te mire per momentin, ne kampionatin tone. "Ndihem mire ne radhet e Dinamos", - theksoi Bakaj. "Sigurisht per te miren e karrieres sime, mund te largohem ne te ardhmen, ne nje skuader tjeter. Do ta kem te veshtire qe te nderroj ambient, edhe sikur te kem nje oferte te majme," - shton mesfushori kuqezi. Elis Bakaj eshte aktualisht lojtari me i dalluar i kampionati dhe synon qe te fitoje titullin kampion me Dinamon ne fund te edicionit. Menaxhere te ndryshem raportojne se kane nisur te vershojne ofertat e klubeve te huaja, ne adrese te lojtarit, te cilin e deshirojne brenda merkatos se janarit. Ish-mesfushori i Partizanit synon qe te largohet ne nje kampionat prestigjioz, ku do te marre edhe garancine se do te aktivizohet per te mos rrezikuar karrieren.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›