Kapllani planifikon largimin nga Gjermania
Kur trajneri nuk te jep asnje mundesi per te treguar aftesite, karriera e nje futbollisti vihet ne rrezik. E ka mesuar mire kete rregull. Edmond Kapllani do te kerkoje largimin ne merkaton e janarit, pasi nuk deshiron qe te rrezikoje me tej, per te qendruar me gjate ne stolin e Augsburgut. Ne merkaton e veres sulmuesi 27 vjecar nenshkroi nje kontrate 1 vjecare me klubin e Bundesliges se dyte, por nuk ka mundur dot qe te gjeje veten e tij, ne ndeshjet e javeve te deritanishme. Kapllani eshte aktivizuar fare pak gjate edicionit te shkuar me Karlsruhen, ne Bundesligen e pare, nderkohe qe sulmuesin e kombetares sone, e ka ndjekur e njejta histori edhe me Augsburgun ne Bundesligen II. Durrsaku ka luajtur shume pak minuta me Augsburgun dhe ka nisur kontaktet me menaxherin e tij, per te kerkuar ne janar, largimin ne nje ekip, qofte edhe ne kampionat tjeter, ose te huazohet ne nje skuader ku do te kete mundesi per te luajtur. Sulmuesi synon qe te mbroje edhe titullin kampion.