E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj shënon golin e dytë në Rumani

Elis Bakaj shënoi golin e dytë në fitoren 3-0 të Dinamo Bukureshtit kundër Gloria Bistricas. Mesfushori i avancuar realizoi në minutën e 47-të, me një guajtje të bukur nga rreth 14 metra. Ganea hapi takimin në të 21-ën, Torje i mbylli llogaritë në minutën e 74-ët. Për Elisin bëhet fjalë për golin e tij të dytë në Rumani pas atij të shënuar kunder Unirea Urzicenit (3-1), takim ku edhe fitoi një penallti e dha një asist. Lojtari i kombëtares luajti si titullar në ndeshjen e tij të 11-të në kampionatin rumun (5 si titullar).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›