E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pep: Jam krenar për lojtarët e mi

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka qenë krenar për lojtarët e tij, pas fitores 2-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit. Rivali i tij portugez, Zhoze Murinjo, lëshoi disa sulme në drejtim të arbitrit Volfgang Shtark dhe tha se ka pasur konspiracion në favor të klubit katalanas. Ndryshe nga përplasja para ndeshjes, kur Guardiola iu përgjigj portugezit, kësaj here ai ka folur vetëm për ekipin e tij dhe për rrugën drejt finales së 28 majit në “Ëembley”. “Ne jemi një hap larg nga finalja por nuk jemi ende në “Ëembley”. Ne e respektojmë Real Madridin dhe e dimë se ata janë të aftë për gjithçka, andaj nuk do t’i nënvlerësojmë. Një ekip që ka nëntë Champions kurrë nuk do të dorëzohet, jam i bindur në këtë. Ne bëmë një ndeshje të mirë. Ne i kontrolluam kundërsulmet e tyre dhe lojën e tyre në ajër, që ishte shumë e rrezikshme”, ka thënë Guardiola.

Por qendërmbrojtësi Pike, që tashmë përveç vlerave të tij si lojtar e ka rritur shumë famëm për shkak të marrëdhënies me këngëtaren Shakira, ka vendosur të ngacmojë rivalët e përjetshëm. Mbrojtësi i Barcelonës, ka kritikuar Real Madridin për mënyrën e lojës, duke thënë se të zgjedhurit e Zhoze Murinjos nuk përpiqeshin të luanin futboll. “Ata mendojnë se e vetmja rrugë për të na ndaluar është të luajnë këtë lloj futbolli. Ata nuk donin të luanin futboll, ata nuk donin ta mbanin topin. Kartoni i kuq ishte karton i kuq. Pepe reagoi vërtet keq dhe për Daniel Alvesh kjo mund të ishte shumë e dhimbshme dhe pas kësaj kishte edhe një reagim tjetër, mendoj Marselo ndaj Pedros. Edhe ajo ndërhyrje ishte karton i kuq. Arbitri nuk e pa atë, por mendoj se ne përfundimisht jemi të kënaqur me fitoren dhe kemi bërë një hap të mirë për të shkuar drejt finales”, ka thënë Pike. Por, nëse Mesi është heroi numër një, ai që bëri një lojë të madhe ndonëse u aktivizua si zëvendësues, ishte Ibrahim Afelaj. Ai ka shprehur gëzimin pas rolit vendimtar në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Real Madridit. Holandezi erdhi nga stoli dhe luajti 20 minutat e mbetura për të asistuar në golin e parë të Lionel Mesit. “Kjo është vërtet një ndjenjë e jashtëzakonshme. Këto gjëra i ëndërrojmë që kur jemi fëmijë. Të bësh diferecën në një ndeshje kaq të madhe të dy rivalëve të egër, është gjë fantastike. Ishte një aksion i bukur individual”, ka komentuar Afelaj. “Ne bëmë një performacë të mirë. Ne ishim një ekip më i mirë edhe para kartonit të kuq të Pepes dhe kishim shumicën e kontrollit të topit. Ne nuk i lejuam ata të na provokonin dhe morëm një rezultat të shkëlqyer”, ka përfunduar mesfushori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›