Murinjo në bankën e të akuzuarve, por ai vijon të sulmojë
E gjithë bota është kundër tij. Sot, më shumë se kurrë Zhoze Murinjo ndjen se nuk është edhe aq special. Arsyeja: mënyra sesi kërkoi të ndeshjen me Barcelonën me një “katenaço”, por portugezi kërkon ende të qëndrojë në linjë me sulmet e tij. Murinjo është i zhgënjyer nga paraqitja e arbitrit në ndeshjen e së mërkurës të vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, që e pa Barcelonën të fitojë 2-0 duke hedhur një hap të madh drejt finales së “Ëembley”-t. “Nuk i kam thënë asgjë arbitrit, vetëm kam qeshur dhe kam bërë shaka. Nëse do të them çfarë mendoj, karriera ime do të përfundonte tani. Vetëm kam një pyetje: Pse? Pse Ovrebo (arbitri i ndeshjes Çelsi-Barcelona në gjysmëfinalen e vitit 2007), Busaka (në ndeshjen Barcelona-Arsenal këtë vit), Stark (në këtë ndeshje)? Në secilën gjysmëfinale ndodhi e njëjta situatë. Ne flasim për një ekip fantastik. Pse Çelsi nuk shkoi në finale? Pse Interi duhej të shpëtohente nga një mrekulli? Kur ishim 0-0 do të hidhja në fushë Kaka për Pepen para se të merrte kartonin e kuq). Nuk e di nëse ka të bëjë fuqia e Angel Vijar (presidenti i federatës spanjolle) në UEFA, ose Unicefit, por nuk e kuptoj. Guardiola është një trajner fantastik, por ai e fitoi Ligën e Kampionëve, që do të më turpëronte mua, me skandalin në “Stamford Bridge”. Këtë vit, nëse ai e fiton, do të jetë skandali “Bernabeu””, ka thënë Murinjo pas disfatës së mbrëmshme.
Të njëjtën linjë zemërate ka mbajtur edhe patrioti i Murinjos, Kristiano Ronaldo. Ai nuk është i kënaqur me vendimin e gjyqtarëve për të përjashtuar Pepen dhe ka thënë se kjo nuk është hera e parë që një veprim kaq vendimtar shkon në favor të Barcelonës. “Është gjithmonë e njëjta gjë me ta. Ky është sezoni i katërt radhazi që diçka si kjo ndodh. Murinjo ka të drejtë, shikoni çfarë ndodhi me Arsenalin, Çelsin dhe Interin. Ata janë një ekip fantastik, por po ashtu kanë shumë ndikim edhe në fushë edhe jashtë fushe”, ka thënë Ronaldo pas fundit të takimit. Ronaldo ka pranuar se Real Madridi nuk ka luajtur mirë, por ka shtuar se gjërat mund të shkonin ndryshe nëse Pepe do të kishte qenë në fusnën e lojës. Sidoqoftë, edhe portugezi ka pakënaqësitë e tij. “Nuk më pëlqen të luaj në këtë mënyrë, por më duhet të përshtatem”.
UEFA “provokon” Murinjon
Sikur të mos mjaftonte humbja e pësuar në shtëpi 0-2 nga Barcelona, çka ka kompromentuar rëndë shanset e madrilenëve për të qenë në finalen e madhe të “Ëembley”-t, sajti zyrtari i UEFA-s ka bërë “padashje” një gabim. Në raportin e ndeshjes së publikuar në organin zyrtar të qeverisë së futbollit kontinental, rezultati i ndeshjes ishte 0-4 dhe jo 0-2! A thua vallë edhe UEFA të jetë pjesë e thumbave ndaj portugezit?