E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele: Unë jam më i mirë se Mesi e Ronaldo

Ish-futbollisti më i mirë në botë, braziliani Edson Arantes do Nashimento, i njohur si Pele, është i bindur se as Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo akoma nuk janë të barabartë me të. Kampioni i trefishtë botëror me kombëtaren braziliane, sipas disa burimeve, ka shënuar gjithsej 1 281 gola në 1 363 ndeshje të luajtura. Ishte vetëm 17 vjeç në Kampionatin Botëror në Suedi, ku për herë të parë u ngjit në majë të podiumit, dhe e përsëriti këtë katër vjet më vonë, më 1962 si dhe më 1970. Të gjitha këto të dhëna, thotë sot 70-vjeçari Pele, mjaftojnë që ai të quhet ende futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, transmeton Goal.com. “Për mua Pele është më i miri. Askush nuk ka bërë më shumë se Pele. Ai është lojtari i parë që ka qenë kampion botëror në moshën 17 vjeçare, i cili ka fituar tre Kampionate Botërore dhe ka shënuar mbi 1200 gola”, ka thënë për veten Pele, president nderi i Nju Jork Kozmosit, ekipit për të cilin ka luajtur që nga viti 1975 deri më 1977, dhe i cili shpreson për një vend në ligën amerikane MLS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›