E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish lëvizje për "kokat" e policisë

Emërime të reja kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme për drejtuesit e policisë, e sidomos në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se janë bërë edhe tre emërime të tjera. Kështu, drejtues Ylli Metko, emërohet drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, i cili deri dje ishte në funksionin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan. "Drejtues i Parë, Enver Lirza, emërohet drejtor i Drejtorisë së Administratës së Kufirit e Migracionit në Departamentin e Kufirit e Migracionit, deri dje drejtor i personelit në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse. Drejtues i parë, Dashamir Maçi, emërohet drejtor i personelit në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse, deri tani drejtor i Drejtorisë së Administratës së Kufirit e Migracionit në Departamentin e Kufirit e Migracionit", deklaroi zyrtarisht Policia e Shtetit. Nga ana tjetër, burimet e policisë bënë të ditur se lëvizje të reja priten në ditët në vazhdim, ku mund të preken edhe struktura të Policisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›