Evropa dhe emigracioni, rrezik apo nevojë?
Aldo Bumçi
Lajmet që vijnë këto ditë nga fqinji ynë perëndimor, Italia, flasin për ...një ashpërsim të fortë të politikës ndaj emigracionit në përgjithësi dhe veçanërisht emigracionit ilegal. Qeveria e re italiane po ndërmerr masa të forta që përfshijnë jo vetëm dëbimin, por dhe dënimin e atyre që rezultojnë të jenë emigrantë ilegalë. Në fakt, të dhënat demografike të Italisë duhet ta kishin drejtuar politikën italiane ndaj emigracionit në një drejtim tjetër, shumë më liberal. Italia renditet në vendin e dytë në Evropë për lindshmërinë më të ulët, si dhe ka përqindjen më të vogël të popullsisë nën moshën 20 vjeç. Në të njëjtën kohë, Italia është një nga vendet evropiano-perëndimore me numrin më të vogël të emigrantëve si përqindje e popullsisë, me vetëm 2.8%, sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2000. Çfarë vëmë re është një kontradiktë ndërmjet nevojës së ekonomisë dhe shoqërisë italiane për emigracion dhe politikës kundër emigracionit që po zbatohet. Kjo është një kontradiktë që e vëmë re në të gjithë Evropën Perëndimore dhe jo vetëm në Itali. Zakonisht, kur flitet për emigracionin drejt Perëndimit, nuk përmenden të mirat që sjell ai për vendet e Evropës Perëndimore, por vetëm për rëndësinë që ka për vendet e origjinës së emigrantëve. Emigracioni nuk është një “bamirësi” që vendet e Evropës Perëndimore bëjnë ndaj emigrantëve të vendeve të tjera. Evropa ka shumë nevojë për emigracionin, dhe padyshim që nuk do të ishte kjo që është pa kontributin e miliona emigrantëve, dhe nuk do të vazhdojë të jetë kjo që është nëse nuk i mban dyert e hapura për emigrantët. Duke shqyrtuar prirjet demografike në Evropë, nga rënia e nivelit të lindjeve dhe nga plakja e popullsisë, pritet që nga viti 2050 popullsia e 25 vendeve të BE-së të bjerë me rreth 40-50 milionë banorë. Kështu për të mbajtur një forcë pune të qëndrueshme, hyrja vjetore e emigrantëve në Evropë duhet të jetë rreth 1.6 milionë. Gjithashtu popullsia mbi 60 vjeç si përqindje e popullsisë së përgjithshme, krahasuar me atë nga 15 në 59 vjeç, është rritur nga 26% në 1990 në 35% në 2000, varësi e cila është rritur edhe më shumë në vitet në vijim. Zhvillimet demografike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në standardet e jetesës. Mungesat në plotësimin me fuqi punëtore të mjaftueshme do të çonin në tkurrjen ekonomike, në mos kryerjen e shumë shërbimeve, si dhe në pamundësinë për të mbajtur skemat aktuale të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Meqenëse prirjet demografike janë produkt i zhvillimeve graduale në një shoqëri, pra të qëndrueshme, ato nuk mund të ndryshohen brenda natës, çfarë do të thotë se, nevojat e Evropës për emigracion do të jenë të qëndrueshme.Kjo panoramë e përgjiths hme, logjikisht do të kërkonte që Evropa të kishte një qëndrim tjetër ndaj emigracionit, por në fakt nuk është kështu. Evropa ka bërë të vetin një qëndrim agresiv ndaj emigracionit ilegal, që nuk përputhet me nevojat e saj, çfarë do të thotë se nuk ka një qëndrim realist. Ky qëndrim ilustrohet më së miri nga raporti i vitit 2003 për krimin e organizuar përgatitur nga Europoli, ku thuhet se: “Megjithëse ndikimi negativ i trafikut të drogës nuk duhet minimizuar, duket se ndikimi që ka mbi BE-në emigracioni ilegal vjetor i qindra mijëra njerëzve, është më i gjerë dhe më i prekshëm në kuptimin politik, social dhe ekonomik. Ky lloj krimi në forumet politike të BE-së tashmë është klasifikuar si një fushë parësore për shtetet anëtare”. Fakti që emigracioni ilegal perceptohet më i rrezikshëm se trafiku i drogës është i mjaftueshëm për të kuptuar gjendjen e përgjithshme politike dhe shoqërore në Evropë. Politikat e vendeve të Evropës Perëndimore ndaj emigracionit kanë ndryshuar në kohë. Rindërtimi i Evropës Perëndimore të pasluftës dhe zhvillimi ekonomik me ritme të larta, shtoi dukshëm kërkesën për fuqi punëtore që nuk mund të plotësohej nga popullsitë evropiane. Për pasojë shtetet evropiane filluan të marrin punëtorë nga shtetet e tjera. Nga fillimi i viteve 1950 deri në 1970, për shtetet kryesore të BE-së politikat liberale ndaj emigrimit ishin karakteristike. Rreth 10 milionë emigrantë erdhën në Evropë gjatë kësaj periudhe. Megjithatë për shkak të shumë zhvillimeve, vendet e Evropës Perëndimore filluan të marrin masa duke shtrënguar politikat e tyre të emigracionit. Faktori i parë që ndikoi ishte rënia ekonomike e viteve ‘70. Nga vitet ‘80 e këndej, problemet e imigrimit u politizuan në shumicën e vendeve evropiano-perëndimore, gjë që u pasqyrua dhe në rritjen e partive të djathta ekstreme që e përdorën çështjen e emigracionit për të fituar vota. Kështu nga një qëndrim liberal ndaj emigracionit, gradualisht, kjo u shndërrua në një politikë të dyerve të mbyllura dhe më në fund në vlerësimin e emigrimit ilegal në të njëjtën shkallë me kriminalitetin. Siç është vënë re nga shumë studiues, ky shndërrim nuk ishte rezultat i ndryshimeve reale në koston dhe shkallën e emigrimit se sa pasqyronte një prirje në rritje për të kanalizuar shqetësimet social-ekonomike dhe kulturore drejt problemit të emigracionit. Shembulli i Italisë që dhamë në fillim i ilustron shumë mirë këto zhvillime kontradiktore. Ndërsa ka një nga popullsitë më të plakura në Evropë dhe përqindjen më të vogël të emigrantëve po ndërmerr politika të ashpra ndaj emigracionit. Në fakt, janë pikërisht këto politika shtrënguese duke u kombinuar me prirjet demografike që përmendëm më lart – plakja e Evropës – që ndikojnë dhe kontribuojnë në dukuri të tilla si emigrimi ilegal. Siç është shprehur dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, në një shkrim të titulluar “Mos i demonizoni emigrantët”, kërkesat për fuqi punëtore nga njëra anë dhe përqafimi i politikave shtrënguese nga ana tjetër, kanë detyruar dhe do të vazhdojnë t’i detyrojnë shumë emigrantë të përdorin shtigje ilegale që sigurohen nga trafikantë dhe kontrabandistë. Shkalla në të cilën kanë përparuar këto politika shtrënguese tregohet dhe me qëndrimin e evropiano-perëndimorëve ndaj vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, që u anëtarësuan në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi në BE nuk u shoqërua me hapjen e menjëhershme të tregjeve të punës për qytetarët e këtyre vendeve. Siç është shprehur dhe ministri i Jashtëm i Rumanisë: “Nëse Evropa pret 7 ose 10 vjet përpara se të hapi tregjet e saj të punës, punëtorët që do të pres nga vendi im do të jenë më pak të kualifikuarit, sepse deri atëherë inxhinierët, arkitektët dhe doktorët do të kenë emigruar në SHBA”.
Evropa ka nevojë për politika shumë më realiste në lidhje me emigracionin, dhe jo për të luajtur rolin e bamirëses ndaj vendeve të tjera, por, si pasqyrim i zhvillimeve demografike në vetë vendet e BE-së. Pavarësisht nga kjo, klima e përgjithshme që mbizotëron sot në shumë vende të Evropës Perëndimore duket se nuk ndihmon aspak në arritjen e një qëndrimi më realist dhe të logjikshëm.