E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ekzekutohen me armë dy shqiptarë

Itali- Dy emigrantë shqiptarë në Itali janë ekzekutuar sot nga 5 persona të armatosur. Lajmi është bërë i ditur nga policia italiane, sipas të cilës ngjarja ndodhi në Caserta.

“Nga të shtënat e armëve kanë mbetur të vdekur në vend shtetasit Zyber Dani, 40-vjeç dhe Artur Kazani, 36-vjeç”- njofton policia fqinje.

Hetimet e para bëjnë me dije se ngjarja mund të ketë qenë e programuar që më parë dhe dyshohet për larje hesapesh.

Policia, e mbërritur në vendin e krimit ka njoftuar se kanë qenë 5 persona, ende të paidentifikuar që kanë qëlluar me armë, me breshëri ndaj dy shqiptarëve. Pas ekzekutimit, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mësohet se Kazani ka qenë një person në kërkim, pasi dyshohet për trafik droge.

Gjithsesi këto janë të dhënat paraprake që bëhen me dije, ndërkohë që grupi hetimor po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›