E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakojanis: Greqia nuk nxiton të njohë pavarësinë

• “Greqia nuk ka ndonjë nxitim të madh për të njohur pavarësinë e Kosovës”, kështu deklaroi ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, vendi i së cilës është renditur në listën kundër pavarësisë në BE.Një ditë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm italian dhe atij francez, se pavarësia e Kosovës do të njihet në unitet brenda Bashkimit Evropian, Bakojanis ka deklaruar në Uashington se BE është e ndarë në qëndrimin për njohjen ose jo të Kosovës. Në Qendrën e Uashingtonit për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Bakojanis theksoi rëndësinë e arritjes së një qëndrimi të përbashkët të 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian për Kosovën. “Në takimin e së hënës mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, Kosova do të jetë një nga çështjet kryesore. BE ka nevojë ta diskutojë shumë më tepër këtë çështje, nëse do të arrijë një qëndrim të përbashkët. Dhe një qëndrim i tillë është i nevojshëm për Kosovën, shumë më tepër sesa për vende të tjera”, theksoi Bakojanis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›