E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Çani debuton me fanellën e Palermos

• Sulmuesi i talentuar shqiptar, Edgar Çani, blerja dimërore ePalermos dhe portieri i Kombëtares U-21 shqiptare, Samir Ujkani, dolën fitues në sfidën kundër Katanias (1-0) në ndeshjen e vlefshme për kampionatin e të rinjve në Itali. Çani, bëri një paraqitje të mirë, ndërkohë që Ujkani, iu mohoi disa gola të Katanias, e cila u tregua e rrezikshme në më shumë se një rast. Golin e vetëm e shënoi Karbonaro në minutën 36-të. Falë kësaj fitore Palermo ndodhet në vendin e katërt, me një pikë më pak Katania e vendit të tretë. Të dy lojtarët shqiptarë e luajtën të plotë takimin. Për herë të parë një paraqitje e tillë për dy shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›