E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakojanis, kryediplomatja greke del nga spitali

Kryediplomatja greke Dora Bakojanis e cila dyshohej se ishte prekur nga gripi i derrit, dhe për këtë arsye iu drejtua qendrës spitalore, më në fund ka dalë nga spitali të martën. Ministrja e Jashtme ishte shtruar në spitalin infektiv "Henry Dunant" të Athinës dhe tashmë është kuruar plotëisht. Bakojanis u shtrua të premten në mëngjes me shenjat e një pneumonie të rëndë. Në fillim duke iu referuar simptomave që ajo shfaqi, u dyshua për infektim me virusin A/H1N1, por testet e zhvilluara nga mjekët provuan se nuk ishte grip derrash. Javën e kaluar për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, ka anuluar disa takime dhe udhëtime me zyrtarë vendas, por edhe të huaj. Më herët u njoftua se shefja e diplomacisë greke ishte sëmurë me pneumoni. Agjencia e lajmeve maqedonase "Mina" raportoi se sëmundja ishte lokalizuar në krahun e djathtë të mushkërive. Të njëjtat burime informuan se nuk bëhej fjalë për virusin A/H1N1 të gripit të derrit, por më shumë për një infeksion në organizmin e saj, shkaktuar nga përdorimi i ajrit të kondicionuar. Por ajo që e shqetëson më shumë politikanen greke është fakti nëse do të mund të udhëtojë të premten për në New York për të marre pjesë në takimin e OKB ku do të takohet me homologen e saj amerikane Hillary Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›