E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakojanis kundër Erdogan: BE ka kushtet e saj

Athinë - Ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdoan lidhur me pretendimet e këtij të fundit për marrjen në konsiderate të popullsisë së vendeve që aderojnë për anëtarësim në BE. Sipas Bakojanis, Bashkimi Evropian nuk merr parasysh popullsinë nëse je 70 milion apo 700 mijë. “Të gjithë shtetet janë të barabarta para rregullave dhe kushteve të BE-së”, tha ajo duke ju kundërvënë kështu Erdoanit. Ky i fundit pati deklaruar se BE nuk mund të krahasonte pjesën greke të Qipros së Jugut me Turqinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›