Rrëzohen dy helikopterë amerikan, 4 viktima
Bagdat - Katër ushtarë amerikanë kanë humbur jetën pas rrëzimit të dy helikopterëve amerikan në Irak. Një zyrtarë ushtarak amerikan, Joze Lopez ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth 02:15 të mëngjesit. Ai ka konfirmuar edhe vdekjen e katër ushtarëve të forcave aleate. Lopez tha se po hetohet për shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterëve.