E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zogjtë” ulin një tjetër avion

Stamboll - Hyrja e zogjve në motor të avionit ka qenë duke shkaktuar një tjetër tragjedi ajrore në avionin e Turkish Airlines i cili është detyruar të bëjë ulje të menjëhershme në aeroportin Ataturk të Stambollit vetëm pesë minuta pas ngritjes. Sipas mediave turke, avioni është ulur në aeroport vetëm disa minuta pas ngritjes pasi ka pësuar një defekt teknik në motor nga zogjtë që kishin përfunduar në të pak pas fluturimit. Situata e ngjashme me avionin amerikan vetëm një javë më parë, ka bërë që piloti turk të rikthehet në aeroport për të shpëtuar jetën e 143 pasagjerëve që ishin nisur për në Kopenhag. Ata janë tranportuar në një tjetër avion të kompanisë, ndërkohë që i pari i ka kaluar një kontrolli teknik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›