E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i FAO-s: Kriza e re globale, ajo për ujin

Uashington, 26 janar, 09.55, NOA - Pas krizës financiare dhe asaj për rritjen e çmimit të naftës, botën e pret një krizë edhe më e madhe, siç ka për të qenë ajo e mungesës së ujit.

Një gjë e tillë bëhet e ditur në raportin e fundit të organizatës të njohur botërore, FAO.

Sipas tij, tashmë lufta për ujin e pijshëm sapo ka filluar dhe këtë e tregojnë shifrat konkrete, si përshembull ajo që në botë 1.1 miliardë persona nuk kanë furnizim të mjaftueshëm me ujë, ndërsa 2,6 miliardë të tjerë nuk disponojnë kushtet e duhura higjenike për ta pasur atë.

“Ekziston një atmosferë që paralajmëron një rrezik të lartë konflikti”, pohojnë ekspertët e FAO-s.

Sipas tyre, çështja e ujit është e destinuar të shpërthejë, pasi presioni demografik i popullatës së botës po bëhet gjithmonë e më e fortë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›