E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis me akuza të ashpra kundër Gruevskit

 

Përballja mes Athinës dhe Shkupit po bëhet gjithnjë e më e fortë, kur veç mosmarrëveshjeve për emrin kushtetues të Maqedonisë,      Ministrja e Jashtme greke ka vërshuar dje me akuza kundër kryeministrit maqedonas, se ai po shtyn popullin e vet në fanatizëm nacionalist, duke e larguar nga perspektiva euro-atlantike. Mosmarrëveshja 20-vjeçare mes dy vendeve duket se nuk po shkon drejt fundit. Dora Bakojanis tha se mesazhet e Athinës ndaj Shkupit janë në të njëjtën kohë mesazhe të të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Ajo komentoi me tone mjaft të ashpra sjelljen e kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski. “Ai kujton se me inaugurime dhe falsifikime mund të rishkruajë historinë”, tha Bakojanis, duke theksuar angazhimin e palës së vet për të vazhduar negociatat me frymë konstruktive, me objektiv arritjen e një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme, pa fitimtarë dhe të humbur. Bakojanis parashikoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë një periudhë kritike, për të ashtuquajturat probleme të mëdha kombëtare, si ai i emrit të Maqedonisë apo marrëdhëniet me Turqinë. Nga Maqedonia nuk ka pasur reagime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›