E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis sot në Kosovë

Autori i Lajmit: red.
Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, mbërrin sot në Kosovë për një vizitë zyrtare në Prishtinë. Sipas njoftimit të misionit të OSBE-së në Prishtinë, Bakojanis do të takohet me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Pritet që ajo të ketë një drekë pune me përfaqësuesit e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Beogradit.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›