E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli sërish sulme nga ajri mbi Gaza

Autori i Lajmit: red.
Izraeli ka ka sulmuar përsëri nga ajri mbi Rripin e Gazës si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa të militantëve palestinezë mbi territorin izraelit. Nga sulmi i fundit ajror ka mbetur i vrarë një person, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Kjo valë e re sulmesh, e cila, me sa duket, nuk nuk ka gjasa që të ndalet, vjen pas armëpushimit të firmosur nga të dyja palët, por që nuk është zbatuar plotësisht, pasi Hamasi ka lëshuar vazhdimisht raketa në drejtim të Izraelit. Ndërkoh, disa orë para këtyre sulmeve, zyrtarët izraelite konfirmuan se ishin kryer sulme të tjera që kishin për qëllim goditjen e gjashtë tuneleve që përdoren për trafikimin e armëve në Gazë si dhe një ndërtesë e Hamasit. Përpara fillimit të këtyre sulmeve kryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha se kundërpërgjigjja e Izraelit ndaj sulmeve me raketa do të ishte joproporcionale. "Në rast të sulmeve kundër civilëve tanë në jug të Izraelit, ne do të reagojmë ashpër. Për nga natyra, reagimi ynë do të jetë joproporcional me sulmet që do të ndërmerren ndaj civilëve dhe trupave tona", - tha kryeministri Olmert.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›