E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, gjendet i vdekur pranë shtëpisë, 66-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Një 66-vjeçar është gjetur i vdekur dje në qytetin e Beratit.
Nga hetimet paraprake të ngjarjes, rezulton se shkaku i vdekjes ka qenë natyral, por në trupin e tij ka pasur shenja dhune. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rehovë të rrethit të Beratit.
Mësohet se trupi i pajetë i Hysen Hysenajt është gjetur nga kalimtarët e rastit shumë pranë shtëpisë ku ai jetonte. Nga hetimet paraprake të ngjarjes, rezulton se shkaku i vdekjes ka qenë natyral, por në trupin e tij ka pasur shenja dhune. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë pritet raporti mjekoligjor për të nxjerrë shkakun përfundimtar të vdekjes së 66-vjeçarit.

Elbasan gjendet çantë me hashash
Një telefonatë anonime në polici njoftoi për praninë e çantës me kanabis sativa në tunelin e lagjes “5 Maji“ në qytetin e Elbasanit. Burime nga policia bënë të ditur se uniformat blu kanë marrë informacionin nga një telefonatë e bërë në numrat e emergjencës gjatë natës së kaluar. Sipas të njëjtave burime, mësohet se pas verifikimit është konstatuar, në tunelin mes dy pallateve, një çantë shpine, ku ndodheshin 158 pako të vogla të presuara me lëndën narkotike. Nuk dihet se cilët janë poseduesit e çantës me narkotikë, ndërsa policia ka nisur verifikimin e telefonatës dhe po heton për gjetjen e poseduesve të kanabisit.

Ky lajm është publikuar: 03/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›