Kosovë, EULEX-i merr nën kontroll doganat
Autori i Lajmit: red.
EULEX do të menaxhojë dy pikat doganore në veri derisa dogana e Kosovës ta marrë këtë detyrë
KOSOVE - EULEX ka marrë kontrollin e dy pikave doganore në pjesën veriore të Kosovës. Këto pika u dogjën një vit më parë nga serbët, në kohën e shpalljes së pavarësisë. Pas marrjes së kontrollit së këtyre dy pikave, EULEX mendohet t i japë fund dhe kontrabandës, e cila lulëzonte pasi pjesa më e madhe e produkteve që hynin në Kosovë nga këto pika nuk regjistroheshin dhe nuk paguanin taksën doganore. Në fakt ky kalim kompetencash nuk është pritur mirë nga serbët e veriut, të cilët kërkojnë që shteti i tyre të mos pajtohet kurrsesi me këtë lëvizje. Zëdhënësja e EULEX-it ka bërë të ditur se që prej dy ditëve kanë filluar kontrollet e mallrave në 2 pikat kufitare të Veriut të Kosovës. Ajo ka deklaruar se për këtë proces është përgjegjëse dogana EULEX dhe kështu do të jetë derisa dogana e Kosovës ta marrë këtë detyrë. Ndërkohë sipas, mbikëqyrësit të "vijës administrative" në veri të Kosovës, pranë Policisë së Kosovës, Ergin Mediç, procesi i regjistrimit të mallrave po zgjat pak, dhe se nuk janë krijuar radhë të gjata. Pikat kufitare të veriut ishin shndërruar në vendet kryesore nga ku futeshin mallra kontrabandë. Ndërkohë nuk bëhet e ditur nëse kontrollet në 2 pikat kufitare të veriut kanë të bëjnë më funksionimin normal të doganave.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009